Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Pastrimi, grumbullimi, transportimi dhe seleksionimi i mbetjeve urbane në Kamëz

Kontrata është nënshkruar midis Bashkisë Kamëz dhe shoqërive Alko Impex General Construction dshh dhe 2T shpk.
Objekti i kontratës është:  financimi, vënia në punë të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportit dhe seleksionimit të mbetjeve urbane nëpërmjet impiantit të diferencimit të mbetjeve për qytetin e Kamzës, depozitimin e mbetjeve në vendet përkatëse dhe transferimin e shërbimit nga koncesionari tek Autoriteti Kontraktues.

Shërbimet që do të kryejë koncesionari në bazë të kësaj kontrate janë:
1. Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve.
2. Larje dhe dezinfektimi i kontenjierëve.
3. Mirëmbajtja e vendgrumbullimeve të mbetjeve gjatë ditës.
4. Grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme.
5. Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me krahë.
6. Fshirje e rrugëve me makineri.
7. Larje e rrugëve njëherë në ditë.
8. Ndërtimi i stacionit të transferimit dhe instalimit të impiantit të diferencimit të mbetjeve.
9. Transportimi dhe depozitimi i mbetjeve në vendet përkatëse të miratuara nga autoritetet përkatëse.
Koncesionari duhet të krijojë shoqërinë koncesionar. Koncesionari dhe shoqëria koncesionare do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në kontratë. Shoqëria koncesionare nuk do të kryejë asnjë veprimtari tjetër përveç sa është parashikuar në këtë kontratë.
Koncesionari duhet të marrë lejet përkatëse për të nisur veprimtarinë dhe duhet të marrë lejet mjedisore përkatëse.
Koncesionari duhet të realizojë investimet dhe të realizojë projektin sipas specifikave të kërkuara nga Autoriteti Kontraktues.
Koncesionari duhet të parandalojë dhe të kontrollojë çdo ndotje mjedisore të shkaktuar nga ndonjë punim dhe të kthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që lidhen me dëmet që mund t’u shkaktojë Autoritetit Kontraktues ose palëve të treta.
Koncesionari duhet të informojë Autoritetin Kontraktues për çdo rrethanë që mund të ketë ndikim në ecurinë e projektit.
Koncesionari duhet të marrë masa për të garantuar respektimin e dispozitave të Kodit të Punës dhe rregulloreve përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe sigurimit nga zjarri për të parandaluar çdo dëm dhe fatkeqësi në punë.
Koncesionari nuk do të paguajë taksa vendore për përdorimin e sipërfaqes së tokës që do t’i vihet në dispozicion nga Bashkia Kamëz (Autoriteti Kontraktues).
Koncesionari është i detyruar të paguajë 10% të taksave vendore që lidhen me ndërtimin e stacionit të transferimit.
Koncesionari merr përsipër të integrojë në shoqërinë e re koncesionare punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit të cilët kryejnë aktualisht shërbimin e pastrimit në qytetin e Kamzës.
Koncesionari do të marrë përsipër koston mbi depozitimin e mbetjeve urbanë apo inerte.
Vlera e kontratës është e përbërë nga vlera totale e pagesave që do të kryejë Autoriteti Kontraktues e barabartë me 1’350’000’000 ALL pa TVSH.
Koncesionari merr përsipër të verë në punë stacionin e transferimit për seleksionimin e mbetjeve brenda 6 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të kontratës. Ai do të nisë punimet menjëherë ditën e nesërme të nënshkrimit të kësaj kontrate. Afati i kryerjes së shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe depozitimit të mbetjeve është 365 ditë në vit x 12 vjet nga data e lidhjes së kontratës.
Koncesionari duhet të kryejë Sigurimin e Kontratës në shumën 10% të vlerës totale të kontratës, pra në vlerën 135’000’000 ALL. Koncesionari duhet ta ngurtësojë këtë vlerë pranë një institucioni bankar ose shoqërie sigurimesh. Atij nuk i lejohet të çngurtësojë këtë vlerë pa miratimin e Autoritetit Kontraktues. Sigurimi i Kontratës duhet të shërbejë për zbatimin e detyrimeve nga ana e koncesionarit. Nëse ai nuk i zbaton detyrimet e tij, Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të  tërheqë nga vlerën përkatëse të dëmeve ose penaliteteve nga kjo shumë e sigurimit.
Koncesionari duhet të sigurojë përmes policave të sigurimit punimet e ndërtimit ose montimit të objektit dhe më pas të tërë objektin gjatë gjithë periudhës së koncesionit. Në rast të dëmtimeve gjatë fazës së ndërtimit, vlera e dëmit që do të kompensohet nga siguruesi duhet të shkojë për të rindërtuar, riparuar, risistemuar dhe rikthyer objektin në gjendjen që ishte përpara dëmtimit. Koncesionari duhet të sigurojë përgjegjësinë e tij për dëmtimet që mund t’u shkaktohen palëve të treta për shkak të ushtrimit të veprimtarisë.
Autoriteti Kontraktues duhet të kryejë pagesa për Koncesionarin në shumën totale prej 1’350’000’000 ALL në 12 këste mujore përgjatë 12 vjetëve.
Koncesionari duhet të paguajë për llogari të Autoritetit Kontraktues një tarifë koncesionare prej 1.5% të të ardhurave nga shitja e mbetjeve pas diferencimit.
Për çdo transferim të aksioneve ose të kapitalit themeltar tek të tretët, koncesionari duhet të marrë pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari nuk ka të drejtë të nënkontraktojë asnjë prej detyrimeve të tij pa marrë miratimin paraprak me shkrim të Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë hipotekë, peng apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet që do të krijohen në zbatim të projektit të punimeve dhe të lidhë çdo lloj marrëveshje financimi me çdo palë financuese. Ai do të njoftojë për çdo barrë apo marrëveshje financimi që ka lidhur Autoritetin Kontraktues.
Koncesionari duhet të raportojë çdo muaj pranë Autoritetit Kontraktues në lidhje me realizimin e programit të investimeve në vlerë dhe në natyrë, sasinë e administruar të mbetjeve dhe çdo informacion tjetër të vlefshëm.
Në fund të periudhës koncesionare, koncesionari do të transferojë të gjitha asetet tek Autoriteti Kontraktues. Procesi i dorëzimit do të nisë të paktën 6 muaj përpara datës së mbarimit të periudhës koncesionare. Koncesionari do të transferojë sa më poshtë:
1. Truallin, makineritë, pajisjet.
2. Pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara nga vetë ai.
3. Të drejtat kontraktore.
4. Dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive që shoqërojnë këto asete.
5. Çdo të drejtë të fituar nga ai përmes kësaj kontrate.
Të gjitha asetet duhet të jenë në gjendje të mirë pune dhe funksionale.

Kompania
Eco Cleaning
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: të zbatojë kontratën e konçesionit. Shoqëria është themeluar më 30.05.2018. Kapitali i saj është 10'000 ALL.
Aksionerët

Alko Impex General Construction - 95% të kuotave
2T - 5% të kuotave

Persona dhe entite të lidhura
Taulant Godroli - administratori aktual (30.05.2018 - 30.05.2023)

Vendndodhja