Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe koncesionarëve Global Technical Mechanics shpk, Bami shpk dhe shoqërisë koncesionare Kukës International Airport shpk.Objekti i kontratës: rehabilitimi, operimi dhe transferimi i Aeroportit të Kukësit.Koncesionari ka themeluar shoqërinë koncesionare për të realizuar kontratën. Koncesionari dhe shoqëria koncesionare janë solidarisht përgjegjës për përmbushjen e kushteve të kontratës.
Koncesionari ka të drejtat:• Të hartojë dokumentacionin e projektit përfundimtar të aeroportit pas vënies në dispozicion të raportit aeronautik nga autoriteti përkatës.• Të realizojë punimet sipas projektit përfundimtar të projekt – zbatimit pas miratimit nga Autoriteti Kontraktues.• Të sigurojë financimin për zbatimin e projektit.• Të realizojë operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit.• Ka të drejtat ekskluzive për të ushtruar të drejtat e koncesionarit.Autoriteti Kontraktues garanton se nuk do t’ia bartë ose cedojë ndonjë personi tjetër në çfarëdo forme, me apo pa shpërblim, të drejtat e koncesionarit ose ndonjë prej detyrimeve të koncesionarit.Koncesionari do të nënshkruajë një Sigurim Kontrate. Ai do të nënshkruajë një garanci të në vlerën 2% të vlerës së punimeve ndërtimore pranë një shoqërie sigurimesh deri në datën e fillimit të zbatimit të kontratës. Më pas, ai do të nënshkruajë një garanci kontrate në shumën 10% të vlerës së punimeve nga data e fillimit të zbatimit të kontratës deri në përfundimin e punimeve. Kjo garanci mund të lëshohet nga një bankë e nivelit të dytë ose nga një shoqëri sigurimesh. Sigurimi i kontratës është një instrument që mbulon të gjitha detyrimet e koncesionarit që rrjedhin nga kjo kontratë, të cilën e mban Autoriteti Kontraktues në rast të mospërmbushjeve të kontratës nga koncesionari. Garancia e Kontratës e përcakton Autoritetin Kontraktues si përfitues të drejtpërdrejtë. Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të ekzekutojë sigurimin e kontratës për rastin e kompensimit të dëmeve që mund t’i shkaktojë koncesionari si pasojë e shkeljes së detyrimeve të koncesionarit, kompensimit të dëmeve dhe shpenzimeve për shkak se Autoriteti Kontraktues ushtron të drejtën e tij për ndërhyrje në këtë kontratë dhe për penalitetet që duhen paguar nga koncesionari.Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet.Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve ose detyrimeve të tij tek palë të treta. Ai është tërësisht përgjegjës për të gjitha veprimet, vonesat dhe pakudjesitë e nënkontraktorëve të tij. Kontratat që koncesionari lidh me nënkontraktorët duhet të jenë minimalisht 30% të vlerës totale të kontratës sipas legjislacionit të zbatueshëm për koncesionet.Koncesionari duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktues në lidhje me ndryshimin e kuotave që kontrollojnë subjektin. Për ndryshime të kuotave brenda shoqërisë koncesionare, por që nuk përbëjnë ndryshim të kontrollit të njësisë, Autoriteti Kontraktues do të marrë thjesht një njoftim.Koncesionari angazhohet që do të largojë me shpenzimet e tij të gjitha strukturat, ndërtesat dhe objektet e tjera që pengojnë plotësimin e punëve ndërtimore në vendndodhje. Gjithashtu, nëse kërkohet ndonjë leje e veçantë për të larguar këto struktura, atëherë koncesionari do të paguajë të gjitha shpenzimet përkatëse dhe Autoriteti Kontraktues duhet të asistojë koncesionarin për të marrë këto leje.Koncesionari do të lejojë Autoritetin Kontraktues që të ketë akses në vendndodhje për të verifikuar nëse koncesionari po vepron në pajtim me detyrimet sipas kontratës. Autoriteti Kontraktues duhet të respektojë të gjitha standardet e sigurisë dhe të mos pengoj ose të mos ndërhyjë në punët ndërtimore ose operimin e objektit.Koncesionari do të kryejë të gjitha matjet dhe hulumtimet në vendndodhje për nevojat e punëve ndërtimore me shpenzimet e veta.Autoriteti Kontraktues duhet të vendosë në dispozicion të koncesionarit të gjitha materialet, dokumentet ose të dhëna të caktuara në lidhje me projektin dhe Territorin e Projektit.Autoriteti Kontraktues garanton se nëse në Territorin e Projekti janë kryer punime nga një palë e tretë më parë, koncesionari nuk mban asnjë përgjegjësi për mangësi, dëmtime apo defekte të këtyre punimeve mbi punimet e kryera nga koncesionari.Autoriteti Kontraktues garanton se nuk do të ndërpresë dhe pengojë kryerjen e shërbimeve, punëve ndërtimore, operimin dhe mirëmbajtjen e objektit. Ai gjithashtu nuk do të pengojë arkëtimin e tarifës koncesionare. Në rast të një ndërprerjeje të tillë, Autoriteti Kontraktues duhet të kompensojë koncesionarin të gjitha shpenzimet, humbjet dhe fitimin e munguar.Autoriteti Kontraktues garanton se do të mbajë të pacënuar ekonomikisht koncesionarin në rast se ndodh një ndryshim thelbësor në zbatimin e projektit. Për të rivendosur stabilitetin ekonomike të koncesionarit, Autoriteti Kontraktues dhe koncesionari do të vendosin rreth rishikimit të tarifave të shërbimit.Autoriteti Kontraktues nuk ka të drejtë të ndryshojë tarifat dhe të caktojë ndonjë tarifë, taksë ose pagesë tjetër në lidhje me objektin dhe shërbimet dhe nuk do të ndërhyjë në mënyrën e arkëtimit të tarifave nga ana e koncesionarit.Autoriteti Kontraktues e garanton koncesionarin në lidhje me posedimin e qetë të territorit të projektit.Autoriteti Kontraktues do të sigurojë që të gjitha rrugët përmes të cilave mundësohet aksesi në aeroport do të mirëmbahen në pajtim me ligjin. Këto rrugë do të jenë të hapura dhe të shfrytëzueshme gjatë gjithë periudhës së koncesionit.Autoriteti Kontraktues do të ketë në zotërim dhe posedim aeroportin deri në datën e zbatimit të kontratës. Ai nuk do t’i ngarkojë koncesionarit asnjë dëm që mund të ndodhë përpara datës kur bëhet marrja në dorëzim e objektit. Koncesionari nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për ndryshime në projektin e zbatimit, vonesa në zbatimin e projektit të punimeve që janë rrjedhojë e dëmtimeve të aeroportit kur e kishte në shfrytëzim Autoriteti Kontraktues. Koncesionari nuk mban përgjegjësi për defekte ose mangësi të cilat duhet t’i ishin bërë të njohura më parë nga Autoriteti Kontraktues, por nuk i janë njoftuar. Këtu përfshihen lidhjet e aeroportit me rrjetin e furnizimit me energji elektrike, ujë dhe kanalizime, por edhe për probleme të tjera.Autoriteti Kontraktues do të asistojë koncesionarin për të marrë lejet dhe licencat për të vepruar pranë autoriteteve përkatëse qendore ose vendore.Autoriteti Kontraktues do të sigurojë që koncesionari të mos cënohet nga pretendime të palëve të treta në lidhje me zbatimin e kësaj kontrate, sidomos në lidhje me çështjet e shpronësimeve, shembjeve të objekteve në kantier apo të pretendimeve të një natyre tjetër. Koncesionari do të mbulojë të gjitha kostot dhe shpenzimet në lidhje me kostot e shpronësimeve dhe shembjeve të objekteve.Autoriteti Kontraktues do t’i garantojë koncesionarit gëzimin e qetë dhe aksesin në Territorin e Projektit apo në kantier, duke përfshirë edhe të drejtën për të hapur dhe ndërtuar rrugë të aksesit dhe për të përdorur rrugët kombëtare apo lokale të aksesit për në kantier dhe lëvizjen e mjeteve të koncesionarit në këto rrugë pa pagesë, me përjashtim të rrugëve kombëtare me pagesë.Autoriteti Kontraktues do t’i sigurojë koncesionarit një venddepozitim për mbetjet nga punimet që do të kryhen në kantier në tokë në pronësi shtetërore. Ky venddepozitim do të trajtohet sipas procedurës të truallit shtesë. Autoriteti Kontraktues do të bashkëpunojë me koncesionarin për të gjetur një venddepozitim që të mos jetë shumë larg për të mos shtuar kësisoj kostot e transportit të koncesionarit dhe të mos pengojë planet e zhvillimit të miratuara nga autoritetet përkatëse që kanë nën pronësi truallin ku do të bëhet venddepozitimi. Koncesionari do të mbulojë kostot e transportit dhe të sistemimit të mbetjeve.Autoriteti Kontraktues do të bëjë të gjitha përpjekjet që koncesionari të mos jetë subjekt i ndonjë takse të re që mund të vendoset nga autoriteti përkatës apo Autoriteti Kontraktues.Autoriteti Kontraktues garanton kushtet standarde të aplikueshme për përdorimin e të gjitha faciliteteve, sistemeve dhe pajisjeve të navigimit ajror nga avionët e çdo shteti. Autoriteti Kontraktues, duke bashkëpunuar me entin përkatës publik, garanton ofrimin e shërbimeve të menaxhimit dhe mbikëqyrjes së navigimit ajror në mënyrë që të lehtësojë navigimin ajror ndërkombëtar. Autoriteti Kontraktues, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, mundëson facilitete për doganat dhe procedurat operacionale të emigracionit për transportin ndërkombëtar të njerëzve dhe mallrave.Koncesionari do t’i sigurojë të ardhurat e tij përmes tarifave të shërbimeve nga përdoruesit e aeroportit. Gjithashtu, koncesionari do të mbledhë taksën e kalimit të kufirit dhe taksa të tjera në emër të qeverisë. Për çdo kosto administrative që do të ndeshë gjatë mbledhjes së taksave në emër të qeverisë, Autoriteti Kontraktues do ta rimbursojë koncesionarin. Autoritetit Kontraktues dhe koncesionari do të rishikojnë pagesat për shërbimet e aeroportit çdo 3 vjet.Koncesionari do t’i paguajë një tarifë koncesionare Autoritetit Kontraktues në shumën prej 10% të fitimit të shpërndarë pas vitit të pestë të operimit gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës për çdo vit.Autoriteti Kontraktues është posedues i ligjshëm i tokës së Territorit të Projektit ku ndodhet objekti dhe do t’i dorëzojë Territorin e Projektit kocesionarit përpara datës së fillimit të kontratës. Autoriteti Kontraktues do ta lejojë koncesionarin që të futet në të gjitha pjesët e Territorit të Projektit për të kontrolluar kushtet ose për të kryer veprime për të përshpejtuar fillimin e punëve ndërtimore.Autoriteti Kontraktues do të garantojë koncesionarin që Territori i Projektit do të jetë i lirë nga çdo barrë apo të drejta të palëve të treta.Koncesionari mbulon kostot dhe shpenzimet e dorëzimit të Territorit të Projektit. Të gjitha dëmet, kostot, pengesat dhe vonesat që Autoriteti Kontraktues ose autoritetet përkatëse mund t’i shkaktojnë koncesionarit do të përbëjnë shkak lehtësimi ose kompensimi. Autoriteti Kontraktues garanton se brenda rrethimit aktual të aeroportit janë kryer të gjitha shpronësimet e mundshme të objekteve dhe se koncesionari nuk ka detyrim financiar për shpronësimet.Në datën e përfundimit të koncesionit, koncesionari i kthen Autoritetit Kontraktues të gjithë Territorin e Projektit. Territori i Projektit do të përdoret nga koncesionari vetëm për qëllimet e kësaj kontrate dhe jo për ndonjë qëllim tjetër të koncesionarit.Autoriteti Kontraktues do të përballojë të gjitha taksat për regjistrimin e pronësisë apo përdorimit të Territorit të Projektit në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP).Nëse koncesionari zbulon në Territorin e Projektit ndonjë material apo substancë të rrezikshme, toksike apo të ndotur, ai duhet të njoftojë menjëherë Autoritetin Kontraktues dhe autoritetin përkatës dhe do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe të pronës. Autoriteti Kontraktues, në bashkëpunim me koncesionarin, ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për largimin dhe neutralizimin e materialeve dhe substancave të rrezikshme dhe toksike. Nëse koncesionari e zbulon këtë substancë toksike e cila është sjellë përpara se koncesionari të marrë nën dorëzim Territorin e Projektit ose që ai nuk mund ta zbulonte përpara se të nënshkruante kontratën, atëherë koncesionari duhet të dëmshpërblehet në lidhje me dëme apo vonesa që mund t’i shkaktojnë këto materiale të rrezikshme.Koncesionari duhet të hartojë Master Planin e Aeroportit në zbatim të programit të punimeve brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i një kontrate. Koncesionari ka të drejtë të rishikojë Master Planin e Aeroportit çdo 5 vjet sipas zhvillimeve teknologjike, financiare, teknike dhe ligjore. Autoriteti Kontraktues do të japë sugjerime ose rekomandime në lidhje me Master Planin dhe do ta miratojë ose jo atë.Koncesionari harton Projektin e Zbatimit dhe siguron që të gjitha skicat e projektit janë në përputhje me kërkesat e Autoritetit Kontraktues dhe autoritetit përkatës dhe në bazë të legjislacionit përkatës, specifikimeve teknike dhe standardet e ndërtimit të aeroporteve. Koncesionari e dorëzon projektin e zbatimit brenda 9 muajve nga data e hyrjes në fuqi të kontratës. Autoriteti Kontraktues mund të refuzojë ose të kërkojë ndryshimin e projektit të zbatimit, por ndryshimi nuk duhet të kalojë vlerën e 5% të vlerës së projektit të zbatimit. Koncesionari duhet të nisë ndërtimin brenda 3 muajve nga data e miratimit të projektit të zbatimit nga Autoriteti Kontraktues.Nëse ndërtimi dhe instalimi i infrastrukturës aeronautike për projektin nuk mund të ndërtohet dot brenda Zonës së Koncesionit, atëherë ndërtimi dhe instalimi do të kryhet në Zonën Zhvillimore. Autoriteti Kontraktues do të ndjekë procedurat e shpronësimit, ndërsa koncesionari do të mbulojë kostot e shpronësimit. Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë që Zona Zhvillimore duhet të jetë e lirë nga çdo strukturë, godinë ose pengesa të ngjashme për ndërtimin; çdo planifikim urban në zonë duhet të marrë parasysh Master Planin e Aeroportit dhe asnjë autorizim nuk duhet t’u jepet palëve të treta për të përdorur apo ndërtuar në Zonën Zhvillimore.Koncesionari nuk do të lejojë hyrjen e personave të paautorizuar në Territorin e Projektit.Koncesionari e mban Territorin e Projektit të pastër nga mbetjet apo pengesat e panevojshme dhe i magazinon ose i largon të gjitha pajisjet, objektet e përkohshme ose materialet e tepërta. Koncesionari përgatit dhe zbaton sisteme të kontrollit dhe sigurimit të cilësisë. Koncesionari duhet të marrë certifikatat ISO 9001 Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 10002 Sistemi i Menaxhimit të Ankesave dhe ISO 14001 Sistemi i Menaxhimit të Ambientit përpara vitit të dytë të hyrjes në fuqi të kontratës. Autoriteti Kontraktues duhet të kryejë me shpenzimet e tij një kontroll të procedurave të kontrollit të cilësisë të koncesionarit.Përfundimi i punimeve në aeroport nënkupton rehabilitimin për fillimin e operimit ka përfunduar dhe është dhënë kolaudimi dhe marrja në dorëzim.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë t’i kërkojë koncesionarit riparimin e çdo defekti me shpenzimet e veta. Koncesionari do të rindërtojë, riparojë dhe rehabilitojë sa më parë të jetë e mundur defektet e evidentuara.Duke nisur nga data e përfundimit të ndërtimeve dhe marrjes së certifikatës së përdorimit, koncesionarit i lind e drejta për të aplikuar pranë autoritetit përkatës për certifikimin e aeroportit. Pasi merr certifikatën e aeroportit, koncesionari duhet të operojë dhe të ofrojë shërbimet sipas kësaj kontrate me shpenzimet e veta.Koncesionari do të sigurojë me shpenzimet e veta të gjitha lejet, autorizimet, certifikimet dhe licencat që nevojiten për të realizuar shërbimet. Koncesionari do të sigurojë shërbimet në tokë për të gjitha fluturimet që arrijnë dhe largohen nga aeroporti. Koncesionari duhet që të porosisë, sigurojë dhe mirëmbajë pajisjet me kostot e veta. Ai duhet të sigurohet që pajisjet të funksionojnë në mënyrë të rregullt. Me kostot e tij, Koncesionari duhet të sigurojë dhe mirëmbajë në gjendje të mirë pune pajisjet ndihmëse vizuale.Koncesionari duhet të hartojë Planin e Menaxhimit të Emergjencave, i cili duhet t’i dorëzohet Autoritetit Kontraktues brenda 18 muajve nga data e hyrjes në fuqi të kontratës. Koncesionari bie dakord që autoriteti kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet përkatëse për të parandaluar ose për të reaguar në një rast emergjence, duke përfshirë edhe mbylljen ose pezullimin e operimit të objektit.Gjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit, Koncesionari duhet të furnizohet me:• Ujë të pijshëm. Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për furnizimin me ujë nga rrjeti hidrik ose i ujësjellësit deri tek Zona e Koncesionit.• Energji elektrike. Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për furnizimin me energji elektrike nga rrjeti elektrik deri tek Zona e Koncesionit.• Grumbullimi i ujërave të zeza.• Shërbime të telekomunikacionit.• Shërbimet për parandalimin e zjarrit, zjarrfikjes, shërbime mjekësore dhe të shpëtimit dhe shërbime të sigurimit të objektit, të cilat i mbulon me shpenzimet e veta.Nëse qeveria nuk arrin të furnizojë me energji, ujë, kanalizimin e ujërave të zeza, koncesionari mund t’i kryejë ato me shpenzimet e veta, të cilat do t’i kompensohen nga Autoriteti Kontraktues.Koncesionari duhet të hartojë Planin e Menaxhimit Mjedisor. Ai duhet të mbrojë mjedisin brenda objekti dhe të kufizojë dëmet, pengesat dhe rreziqet që mund t’u shkaktohen personave dhe pronave private nga dëmtimet në mjedis. Edhe zhurmat që lindin nga operimet e objektit duhet të jenë brenda kufijve të lejuar me ligj. Koncesionari nuk është përgjegjës me dëme mjedisore që kanë lindur para se ai të nënshkruante këtë kontratë.Koncesionari do të sigurojë të gjitha shërbimet komerciale të aeroportit që përfshijnë:• Ushqimi dhe pijet.• Shërbimet bankare dhe zyrat e këmbimit valutor.• Reklamimi dhe publiciteti.• Shitje me pakicë dhe mallra të liruara nga dogana (duty free).Detyrat e Koncesionarit gjatë fazës së operimit janë:1. Shfrytëzimin e pandërprerë dhe të sigurtë të aeroportit në bazë 24 orëshe, përveç rasteve të forcës madhore dhe aksidenteve.2. Respektimin e Manualit të Operimit dhe Mirëmbajtjes.3. Vepron sa më shpejt në rastin e emergjencave.4. U jep informacion Autoritetit Kontraktues dhe përdoruesve për çdo ngjarje që ndikon në përdorimin e aeroportit. 5. Informon Autoritetin Kontraktues, autoritetit përkatës dhe përdoruesve të aeroportit për ndërprerjen ose pezullimin e përdorimit të aeroportit ose mbylljen e tij në dobi të mirëmbajtjes, riparimin ose punime të tjera në aeroport.6. Minimizon ose shmang shqetësimet që lidhen me trafikun e aeroportit.Koncesionari është përgjegjës për sigurinë në operim dhe sigurinë e aviacionit në Zonën e Koncesionit. Ai do të hartojë një Program të Sigurisë së Aeroportit.Nëse Koncesionari vendos që të nënkontraktojë shërbimet e sigurisë në aviacion dhe të sigurisë në operim në zonën e koncesionit, ai duhet të marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Detyra të tjera të koncesionarit:• Furnizimi i karburanteve në aeroport.• Mund të ofrojë pjesë të terminalit për qera për bashkëpunëtorët e tij ose palë të treta. Nuk do të japë me qera ato sipërfaqe të aeroportit që janë për Forcat e Armatosura dhe për një autoritet të rëndësishëm.Koncesionari merr përsipër të kompensojë dëmin, humbjet ose kërkesën për dëmshpërblim të Autoritetit Kontraktues për shkak të ndonjë veprimi ose mosveprimi të saj. Autoriteti Kontraktues do të dëmshpërblejë dhe do të mbajë të padëmtuar koncesionarin ndaj çdo pretendimi të ndonjë pale të tretë në lidhje me ndonjë ngjarje që ka ndodhur para se koncesionari të nënshkruajë këtë kontratë.Koncesionari duhet të blejë dhe të mbajë sigurimet e nevojshme për të kryer veprimtarinë e saj. Sigurimi do të kryhet pranë shoqërive të sigurimit.Koncesionari ia kthen objektin Autoritetit Kontraktues në datën e përfundimit të kësaj kontrate në një gjendje të mirë dhe funksionale, të mirëmbajtur brenda standardeve të përcaktuara në projekt dhe pa ndonjë barrë. Pas dorëzimit, Koncesionari nuk mban përgjegjësi për operimin, mirëmbajtjen dhe riparimet e dëmtimeve të mëpasshme të aeroportit.Brenda 3 viteve përpara datës së përfundimit të kontratës, Koncesionari do të kryejë vrojtimin fillestar për kthimin me qëllim që të vlerësojë gjendjen e objektit dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për të kryer investimet kapitale dhe çdo punim që gjykohet i nevojshëm. Brenda 18 muajve përpara kthimit, Koncesionari përgatit një plan paraprak të vlerësimit të kthimit i cili do të përdoret për të përcaktuar ecurinë e operimit dhe mirëmbajtjes së aeroportit për pjesën e mbetur të afatit. Në datën e përfundimit të kontratës, do të dorëzohen sa më poshtë:• Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Koncesionarit përfundojnë.• Autoriteti Kontraktues i siguron Koncesionarit hyrje – dalje dhe përdorimin e arsyeshëm të objektit që i nevojitet për largimin e personelit, stafit, pajisjeve dhe makinerive.• Dorëzimi i objektit dhe punimeve të përkohshme. Palët mund të diskutojnë edhe që Autoriteti Kontraktues të marrë pajisjet dhe mjetet e Koncesionarit për të përfunduar këto punime duke e kompensuar Koncesionarin me vlerën e tyre kontabël neto.• Të drejtat e Koncesionarit për të operuar në aeroport do të përfundojnë.• Koncesionari do t’i dorëzojë Autoritetit Kontraktues Manualet e Operimit dhe të Mirëmbajtjes.
GLOBAL TECHNICAL MECHANICS - 30% të kuotaveBami - 70% të kuotave