Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata është nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe shoqërisë Labopharma shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, administrimi, shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe transferimi i objekteve laboratorike në spitalet referuese.
Deri në 3 vite pasi është komisionuar objekti i fundit laboratorik, anëtari drejtues do të zotërojë drejtpërdrejt 60% të kuotave të koncesionarit.Deri në 3 vite nga data reale e komisionimit të objektit të fundit laboratorik të përfunduar dhe deri në akreditimin e të gjithë laboratorëve sipas ISO 15189, Anëtari Teknik do të zotërojë të paktën 40% të kuotave të koncesionarit.Ortakët e koncesionarit mund të shesin, transferojnë dhe kalojnë të gjitha kuotat ose një pjesë të tyre vetëm me miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues dhe Ministrisë së Financave.Detyrat e koncesionarit janë si më poshtë:1. Përgatitja e të gjitha dokumenteve të projektimit dhe kryerja e punimeve.2. Financojë, prokurojë, instalojë dhe mirëmbajë pajisjet.3. Ndërtojë rrjetin e shtresëzuar dhe logjistikën për realizimin e shërbimeve.4. Punësojë personel të mjaftueshëm dhe të kualifikuar.5. Administrimi dhe shfrytëzimi i objekteve laboratorike dhe realizimi i shërbimeve.6. Pasi të ketë mbaruar kohëzgjatja e koncesionit, koncesionari do të dorëzojë objektin laboratorik tek Autoriteti Kontraktues.Koncesionari nuk do të reklamojë objektet laboratorike duke reklamuar apo afishuar edhe emrin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari do të jetë vetë përgjegjës në lidhje me cilësinë e analizave në objektet laboratorike.Koncesionari nuk mund të nënshkruajë kontrata me filialet pa pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues. Ai nuk mund të ndryshojë kontratën e koncesionarit pa miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktues për çdo kontratë që lidh.Koncesionari duhet të krijojë shoqërinë koncesionare së cilës i kalon të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me këtë kontratë.Autoriteti Kontraktues do të detyrojë Spitalet Referues që t’i garantojnë Koncesionarit të drejtat mbi lokalet dhe ambientet. Autoriteti Kontraktues do të detyrojë Spitalet Referues që t’i japin koncesionarit ekskluzivitetin për ofrimin e shërbimeve tek Pacientët e Shtruar të Referuar dhe Pacientët e Urgjencës të Spitalit Referues. Por, Autoriteti Kontraktues nuk do t’i japë ekskluzivitet koncesionarit për t’i ofruar shërbime Pacientëve Ambulatorë të Referuar, të cilët janë të lirë të kryejnë analiza me shpenzimet e tyre. Shërbimet e këtij koncesioni nuk përfshijnë shërbimet e trajtimit mjekësor të specializuar të ofruar nga spitalet private që janë të financuara nga FSDKSH.Autoriteti Kontraktues do të detyrojë Spitalet Referues që të paguajnë tarifën e shërbimit në mënyrën dhe afatit të përcaktuar.Më përjashtim të matësve të gazit në gjak, Autoriteti Kontraktues nuk do të shfrytëzojë ndonjë objekt laboratorik për të ofruar ndonjë shërbim që jepet nga koncesionari në bazë të kësaj kontrate.Nëse koncesionari refuzon të ofrojë shërbimet ndaj pacientëve të caktuar, Spitalet Referues kanë të drejtë të rekomandojnë pacientët e tyre tek palë të treta që ofrojnë shërbime laboratorike mjekësore.Koncesionari duhet t’u shërbejë vetëm pacientëve të referuar nga mjekët referues.Autoriteti Kontraktues deklaron dhe garanton se Sistemi i Referimit të pacientëve dhe pagesa e tarifës së shërbimit është në përputhje të ligjit në çdo aspekt të rëndësishëm. Koncesionari mund të disponojë dhe të transferojë pajisjet ekzistuese që ndodhën në spitalet referuese, por vetëm me miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari merr përsipër të gjitha risqet në lidhje me shërbimet që ai kryen dhe nuk do të transferojë asnjë nga përgjegjësitë e tij tek Autoriteti Kontraktues dhe tek Spitalet Referues.Kohëzgjatja e koncesionit është 10 vjet.Lokalet janë sheshet, vendet dhe ambientet brenda spitaleve referuese. Ato do të dorëzohen tek koncesionari me faza. Autoriteti Kontraktues dhe koncesionari do të inspektojë së bashku lokalet dhe do të përgatisin një protokoll të inventarit duke përfshirë strukturat dhe çdo pronë të paluajtshme të lidhur me lokalet. Autoriteti Kontraktues do t’i garantojnë koncesionarit aksesin tek lokalet. Në rast se koncesionari përballet me një vonesë për faj të Autoritetit Kontraktues për shkak të një force madhore apo shkelje të kontratës, Autoriteti Kontraktues do ta dëmshpërblejë koncesionarin në shumën prej 300 eurosh në ditë për çdo 100 m2.Autoriteti Kontraktues garanton se ai vetë ose spitalet referuese kanë të drejta pronësie të vlefshme mbi lokalet dhe ambientet. Nëse një palë e tretë private apo një ent tjetër shtetëror pretendon të drejta pronësie ndaj lokaleve apo ambienteve, Autoriteti Kontraktues i garanton koncesionarit gëzim të qetë të ambienteve dhe do ta zhdëmtojë atë. Koncesionari nuk mbart asnjë përgjegjësi për pretendimet e mundshme të enteve të tjera shtetërore ose palëve të treta në lidhje me përdorimin ose shfrytëzimin e lokalit dhe ambienteve. Autoriteti Kontraktues garanton që çdo defekt apo mungesë në dokumentet e pronësisë së lokaleve apo ambienteve do të trajtohet nga Autoriteti Kontraktues në mënyrë të tillë që koncesionari të mos pësojë vonesa në aplikimet e kryera për leje dhe punime.Nëse koncesionari ndesh kufizime në gëzimin paqësor të të drejtave të përdorimit të ambienteve dhe ndonjë pjesë të lokaleve të nevojshme për kryerjen e shërbimeve në një spital referues, Autoriteti Kontraktues do t’i sigurojë ose mundësojë atij të drejta përdorimi mbi ambiente të barasvlershme brenda ambienteve të Spitalit Referues. Autoriteti Kontraktues e dëmshpërblen koncesionarin për çdo kosto apo humbje si rezultat i zhvendosjes së objekteve laboratorike të koncesionarit.Autoriteti Kontraktues mban përgjegjësi për dëme që rrjedhin në çdo lokal ose ambient të cilat kanë ekzistuar përpara datës së dorëzimit të lokalit.Autoriteti Kontraktues mban përgjegjësi përpara koncesionarit për humbjet, kostot dhe dëmtimet që rrjedhin nga ekzistenca e ndonjë defekti në strukturën fizike të ndërtesave në të cilat janë vendosur ambientet.Autoriteti Kontraktues i siguron koncesionarit të drejtat e mëposhtme mbi lokalet dhe ambientet:• Koncesionari gëzon të drejtën e përdorimit dhe të gëzimit të qetë të lokaleve dhe ambienteve, por jo të pronësisë.• Pasi të ndërtohet punimet dhe ambientet, ato bëhen pronë e Autoritetit Kontraktues.• Koncesionari merr përsipër të gjitha kostot dhe risqet e punimeve dhe ambienteve dhe gëzon të drejtat e përdorimit të tyre.Koncesionari do të kërkojë, marrë apo rinovojë të gjitha lejet për punimet dhe shërbimet, duke përfshirë edhe lejet për të përdorur objektet laboratorike. Koncesionari duhet të pajiset edhe me çdo certifikim dhe miratim nga entet shtetërore që kanë lidhje me ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve laboratorike. Koncesionari përballon vetë të gjitha kostot dhe shpenzimet për të marrë këto leje, duke përfshirë edhe tarifa aplikimi dhe tatime.Autoriteti Kontraktues dhe Spitalet Referues do të ofrojnë të gjithë ndihmën e arsyeshme që koncesionari të marrë këto leje. Koncesionari e informon Autoritetin Kontraktues në lidhje me çdo aplikim për dhënien, rinovimin dhe modifikimin e një lejeje dhe të gjitha vendimet e enteve përkatëse shtetërore për aplikimet për leje.Koncesionari do të kryejë punimet për objektet laboratorike me kostot e tij dhe nën përgjegjësinë e tij në përputhje me:1. Kërkesat minimale teknike.2. Ligjin e zbatueshëm dhe Praktikën e Mirë të Industrisë që përfshijnë:a) Garancinë për sigurinë e plotë të Lokaleve dhe që punimet të mos shkaktojnë asnjë rrezik për sigurinë.b) Garancinë që punimet të mos shkaktojnë ndërprerje në aktivitetet ekzistuese të spitalit referues.c) Garancinë që shqetësimet dhe zhurmat që shkaktohen nga punimet të mbahen në minimum.d) Garancinë në lidhje me pastërtinë e përgjithshme të lokaleve dhe largimin në kohë të të gjithë mbetjeve dhe mbeturinave që vijnë apo rezultojnë nga punimet.Nëse konstatohet që ndonjë nga punimet nuk është i plotë dhe ka defekt, atëherë koncesionari duhet të korrigjojë defektet dhe mungesat me kostot e tij.Nëse koncesionari zbulon një ngjarje që mund të shkaktojë vonesa në kryerjen e punimeve ose në arritjen e Datës së Synuar të Komisionimit për çdo objekt laboratorit (data e përfundimit të objektit laboratorik), koncesionari duhet të raportojë menjëherë tek Autoriteti Kontraktues. Kur Data Reale e Komisionimit zgjatet përtej Datës së Synuar të Komisionimit, atëherë koncesionari duhet t’i paguajë dëmet për çdo objekt laboratorik Autoritetit Kontraktues.Veprimtaria e koncesionarit duhet të monitorohet dhe inspektohet nga entiteti publik përkatës dhe nga Autoriteti Kontraktues. Autoriteti Kontraktues duhet të njoftojë më parë koncesionarin. Monitorimet dhe inspektimet nuk duhet të pengojnë apo të ndërhyjnë në ecurinë e ndërtimit apo të ndërpresë padrejtësisht ndërtimin. Autoriteti Kontraktues merr vetë përsipër kostot e monitorimit dhe inspektimit.Autoriteti Kontraktues mund t’i kërkojë koncesionarit që të pezullojë një pjesë ose të gjitha punimet nëse ato kërcënojnë sigurinë e spitalit referues, objekteve të tij, punëmarrësve, pacientëve dhe publikut. Koncesionari i pezullon punimet dhe merr masa për rregullimin e tyre. Të gjitha kostot për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e punimeve gjatë periudhës së pezullimit do të përballohen nga koncesionari me kusht që pezullimi të jetë kryer për arsye të shkeljeve të koncesionarit.Pasi ka përfunduar ndërtimi i objektit laboratorik, koncesionari i dorëzon Autoritetit Kontraktues materialet e mëposhtme:• Të dhënat teknike, raportin e projektimit, dokumentet e llogaritjeve dhe projektit, udhëzimet për softuerin.• Materialet teknik dhe vizatimet e pajisjeve, dokumentet dhe certifikatat e cilësisë, procesverbalet e instalimit dhe inspektimit.• Çdo dokument tjetër që lidhet me objektin laboratorik.Pas ndërtimit të objektit laborator, koncesionari do të ofrojë shërbimet e mëposhtme:1. Mirëmbajtja rutinë, punimet riparuese dhe ndryshimet e vogla.2. Mirëmbajtja, riparimi dhe zëvendësimi i pajisjeve me pajisje të njëjta ose të ngjashme (por edhe më të avancuara).3. Mirëmbajtja, riparimi dhe rinovimi/ zëvendësimi i FF & E (Mobiljeve, aktiveve fikse dhe pajisjeve).4. Pastrimin dhe higjienën e objekteve laboratorike dhe kontrollin e sëmundjeve infektive brenda objekteve laboratorike.5. Sigurinë e personave dhe të pronës brenda objektit laboratorik.6. Menaxhimi dhe heqja e të gjitha mbetjeve mjekësore dhe mbetjeve të tjera të krijuara në objektet laboratorike.Koncesionari do të ndërtojë një mekanizëm për të marrë komunikime të jashtme dhe për të adresuar ankesat në lidhje me objektet laboratorike.Koncesionari kontrakton persona të licencuar për menaxhimin, trajtimin dhe largimin e infeksioneve, mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme mjekësore. Ai nuk përdor vetë dhe as nuk lejon persona të tjerë të kontraktuar prej tij që të përdorin incineratorin e spitalit publik pa u siguruar se inceneratori është në përputhje me ligjin për shkarkimet në ajër dhe që është i licencuar.Koncesionari siguron kontraktim dhe lidhje të drejtpërdrejtë për objektet laboratorike me furnizuesin përkatës të ujit. Autoriteti Kontraktues do të detyrojë çdo spital referues që të pranojë në sistemin e tij të kanalizimeve shkarkimet e zakonshme të ujërave të zeza nga objekti laboratorik që ndodhet në spitalin referues pa asnjë pagesë. Koncesionari është përgjegjës për shtrimin e tubacioneve të ujit dhe të kanalizimeve për dërgimin e tyre në pikën e lidhjes. Çdo rregullim, punim apo përmirësim eventual që koncesionari do të bëjë deri në një pikë lidhje në periferi të lokalit do të jetë tërësisht në ngarkim dhe me shpenzimet e vetë koncesionarit.Koncesionari siguron kontraktim dhe lidhje të drejtpërdrejtë për objektet laboratorike me furnizuesin përkatës për energji elektrike. Autoriteti Kontraktues nuk është përgjegjës për ndërprerjet e energjisë elektrike apo për furnizimin e pamjaftueshëm të energjisë. Koncesionari është përgjegjës për të siguruar furnizimin me energji elektrike të vazhdueshme dhe uniforme në çdo kohë në çdo objekt laboratorik për të garantuar furnizim të pandërprerë në çdo kohë.Koncesionari do të ofrojë shërbimet e mëposhtme mjekësore:1. Kryen analizat për Pacientët e Referuar.2. Shfrytëzon dhe mirëmban lokalet dhe pajisjet.3. U jep rezultatet e analizave Pacientëve të Referuar në mënyrë të shkruar apo elektronike.Tavani i Buxhetit Vjetor është shuma maksimale e përgjithshme e tarifave të shërbimit që i paguhen koncesionarit në një vit të caktuar financiar nga spitalet referues duke nisur nga data reale e komisionimit sipas buxhetit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Nëse gjatë një periudhë buxhetore, tarifat e shërbimit që paguhen për numrin e përgjithshëm të analizave që kryhen nga koncesionari për një spital referues arrijnë tavanin buxhetor, atëherë koncesionari nuk ka detyrimin për të ofruar shërbimin mjekësor për atë periudhë buxhetore. Të gjithë pacientët e mbetur do t’u jepet përparësi në ofrimin e shërbimit në periudhën tjetër buxhetore.Koncesionari ofron shërbimet e mëposhtme ndihmëse:1. Regjistrimin e pacientëve, pyetjet që u bëhen pacientëve, raportimin dhe kujdesin.2. Administrimin e të dhënave dhe dokumenteve të pacientit.3. Shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e të gjithë software të lidhur me shërbimet, duke përfshirë edhe software të sistemit të informacionit të përdorur për regjistrimin, administrimin dhe nxjerrjen e të dhënave ose çdo software që mbështet pajisjet në objektet laboratorike.Koncesionari përzgjedh një staf të kualifikuar dhe me akreditimet përkatëse. Ai nuk do të punësojë staf nga Spitali Referues, përveçse në rastin kur stafi i spitalit referues ka dhënë dorëheqjen dhe vetë spitali referues ka dhënë pëlqimin e tij në lidhje me këtë punësim. Në lidhje me stafin ekzistues të spitaleve, Autoriteti Kontraktues mund të hartojë një plan alternativ punësimi në mënyrë që të mos largohet stafi nga puna. Nëse ky plan alternativ punësimi nuk mund të realizohet, atëherë Autoriteti Kontraktues duhet të njoftojë stafin ekzistues për largimin nga puna dhe për pagesat përkatëse. Koncesionari nuk ka asnjë përgjegjës në lidhje me largimin nga puna të stafit ekzistues.Koncesionari ruan titujt e pronësisë mbi pajisjet dhe FF & E E (Mobiljeve, aktiveve fikse dhe pajisjeve) që nuk janë të trupëzuar në ambiente. Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë ndonjë interes sigurie mbi lokalet, objektet laboratorike, marrëveshjet e projektit ose policat e sigurimit në favor të personave të tretë pa marrë pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari duhet të raportojë pranë Autoritetit Kontraktues. Nëse Autoriteti Kontraktues ka rezerva në lidhje me formatin ose me të dhënat e raportit, atëherë koncesionari duhet ta rishikojë atë.Spitalet Referuese duhet t’i paguajnë koncesionarit Tarifën e Shërbimit për të gjitha analizat që ai ka kryer në bazë të rekomandimeve të Mjekëve Referues.Në çdo periudhë buxhetore, koncesionari do të njoftojë Autoritetin Kontraktues, Spitalin Referues dhe FSDKSH nëse tarifat e shërbimeve për numrin e përgjithshëm të analizave kanë tejkaluar 50%, 75% ose 100% të tavanit të buxhetit të zbatueshëm.• Nëse në një periudhë buxhetore, koncesionari njofton Spitalin se tarifat e shërbimeve për numrin e përgjithshëm të analizave kanë arritur 75% të tavanit të buxhetit, drejtori i spitalit do të kthejë përgjigje nëse:o Koncesionari duhet të vazhdojë t’u ofrojë shërbimin të gjithë pacientëve të referuar deri sa të arrihet 100% të tavanit të buxhetit.o Koncesionari duhet të vazhdojë t’u ofrojë shërbimin vetëm për analizat urgjente deri sa të arrihet 100% të tavanit të buxhetit.• Kur arrihet 100% e tavanit të buxhetit, koncesionari ka detyrimin të ofrojë analiza urgjente deri në 5% të vëllimit të analizave urgjente të kryera për spitalin referues deri në përmbushjen e tavanit të buxhetit. Përtej vëllimit të lejuar, koncesionari nuk ka detyrimin të ofrojë ndonjë shërbim mjekësor për ndonjë pacient deri në fund të periudhës buxhetore, përveçse kur udhëzohet me shkrim nga Drejtori i Spitalit Referues sipas një buxheti shtesë të miratuar me shkrim nga Autoriteti Kontraktues dhe FSDKSH.Të gjithë pacientët e tjerë shtesë të referuar përfshihen në një listë pritjeje dhe trajtohen me përparësi duke filluar nga periudha tjetër buxhetuese e spitalit referues. Pjesa e papërdorur e tavanit të buxheti mund të alokohet tek një apo më tepër spitale të tjerë referues.Në vitin e parë të operimit të koncesionit caktohet një Tavan Buxhetor për periudhën e mbetur vjetore. Ky buxhet caktohet nga FSDKSH në llogarinë e Spitalit Referues në Thesarin e Shtetit dhe do të shërbejë ekskluzivisht për pagesat e koncesionarit për tarifën e shërbimit.Në lidhje me vitin e dytë dhe me vitet e mëpasshme, në buxhetin vjetor të miratuar nga Këshilli i Ministrave ose çdo ent tjetër publik do të krijohet një zë i posaçëm buxhetor për vit dhe për çdo spital referues të dedikuar për pagesën e Tarifës së Shërbimit për Koncesionarin që do të quhet “Buxheti i Laboratorëve PPP”. Buxheti i Laboratorëve PPP transferohet nga FSDKSH në llogarinë e Spitalit Referues në Thesarin e Shtetit dhe përdoret nga Spitali Referues vetëm për pagesën e tarifës së shërbimit në përputhje me këtë kontratë.Me kërkesë të koncesionarit, tavani i buxhetit vjetor mund të ndryshohet në bazë mujore ose tremujore duke e rritur këtë tavan ose duke shpërndarë pjesën e papërdorur të Tavanit të Buxhetit të një Spitali Referues tek një ose më shumë spitale të tjerë referues.Koncesionari kryen analizat për Pacientët e Referuar duke marrë në konsideratë Mjekët Referues. Për këtë arsye, Autoriteti Kontraktuar e përditëson rregullisht koncesionarin në lidhje me Mjekët Referues. Koncesionari nuk është përgjegjës për gabime në listën e mjekëve referues që merr nga Autoriteti Kontraktues.Koncesionari i lëshon një faturë Spitalit Referues në lidhje me shërbimet e analizave që ka kryer, pavarësisht se nga cili objekt laboratorik janë kryer këto analiza. Koncesionari e lëshon faturën në datën e fundit të muajit, ndërsa Spitali Referues e paguan këtë faturë brenda 30 ditësh nga lëshimi i saj. Nëse Spitali Referues kundërshton shumën e faturuar, ai e njofton koncesionarin dhe ky i fundit mund të lëshojë një faturë të korrigjuar, të cilën Spitali e paguan. Autoriteti Kontraktues verifikon faturën e kundërshtuan, shumën e saj dhe vërteton shumën që është e pagueshme.Koncesionari do të lëshojë një Garanci Performance në vlerën 700’000 euro të siguruar nga një bankë e rëndësishme e nivelit të dytë. Koncesionari do të mbajë me shpenzimet e veta të gjitha policat e sigurimit siç janë: sigurimi i rreziqeve të ndërtimit, sigurimi nga zjarri, sigurimi i pajisjeve elektronike për pajisjet, sigurimi për ndërprerje të biznesit, sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme publike, sigurimi për dëmshpërblim profesional ose shpërdorim detyre etj. Në 6 muajt e fundit të kontratës, koncesionari bashkëpunon dhe i ofron të gjithë aksesin dhe informacionin Autoritetit Kontraktues që janë të nevojshme në mënyrë të tillë që të marrë përsipër objektet laboratorike. Procesi i dorëzimit do të parashikojë sa më poshtë:1. Të drejtat e aksesit dhe të përdorimit të lokaleve dhe ambienteve nga ana e koncesionarit përfundojnë. 2. Koncesionari nuk ka më të drejta për të përdorur, shfrytëzuar dhe gëzuar objektet e laboratorit.3. Koncesionari i transferon Autoritetit Kontraktues të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat në lidhje me projektin, të lira nga çdo barrë apo interes tjetër bllokues duke përfshirë sa më poshtë:• Ambientet• Pasuritë personale të trupëzuara duke përfshirë pajisjet në gjendje të mirë pune.• Software dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.• FF & E (Mobilje, aktive fikse dhe pajisje).• Shënime, raporte, të dhëna dhe informacione, vizatime, rezultate analizash, dokumente elektronike ose jo.• Garancitë e pajisjeve, materialeve dhe punimeve.• Policat e sigurimit, të drejtat e kontratave duke përfshirë kontratat e qerasë.• Punimet në progres, kontratat me furnitorët, sipërmarrësit dhe nënkontraktorët.Koncesionari nuk mund të nënkontraktojë shërbime që kanë lidhje me aktivitetin kryesor siç janë shërbimet mjekësore që kryen. Ai mund të nënkontraktojë shërbimet ndihmëse, por nëse ato e tejkalojnë 40% të vlerës së shërbimeve, koncesionari duhet të marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari do të jetë përgjegjës përpara Autoritetit në lidhje me veprimtarinë e nënkontraktorëve.
Labopharma shpk - 41.7% të kuotaveAB Laboratory Solutions BV - 33.3% të kuotaveExalab - 25% të kuotave