Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata e konçesionit ëshë nënshkruar midis Bashkisë së Vlorës dhe shoqërive TIS Holding LLC dhe On Track Innovations LTD.Palët bien dakort se pronësia intelektuale (si aplikimet telematike, modeli i biznesit, logo, dizajni etj.) nuk do të transferohet nga konçesionari tek Autoritetit Kontraktues. Pas përfundimit të kontratës, konçesionari duhet të transferojë tek Autoriteti hartat, diagramet, skicimet, planet, statistikat etj.
Objekti: konçesionari ka të drejta ekskluzive për sistemimin, administrimin dhe menaxhimin e sistemit të parkimit në Vlorë.Për të zbatuar kontratëm, konçesionarit do t’i jepet e drejta e kalimit, gëzimit të qetë dhe e drejta për të kryer punimet për të vendosur infrastrukturën telematike dhe sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Nëse konçesionari pengohet gjatë zbatimit të projektit, atëherë Autoriteti Kontraktues do ta ndihmojë atë, duke përfshirë edhe angazhimin e strukturave të Policisë Bashkiake. Autoriteti Kontraktues garanton që do të ofrojë asistencën e nevojshme për lidhjen e projektit me rrjetin e infrastrukturës ekzistuese.Konçesionari ka të drejtë të nënkontraktojë punët dhe shërbimet që janë objekt i kontratës.Kohëzgjatja e kontratës është 15 vjet.Tarifa që përfiton konçesionari do të rinegociohet dhe amendohet çdo 2 vjet. Ky rinegocim do të bazohet mbi ndryshimet në normën e inflacionit dhe të kushteve të tregut. Tarifa përfshin tarifën e zakonshme të shërbimit dhe tarifat shtesë që mund të jenë penalitetet. Në lidhje me penalitetet, konçesionari do të zbatojë tarifat e vendosura nga Këshilli Bashkiak.Konçesionari do të krijojë brenda 45 ditëve shoqërinë konçesionare së cilës do t’i transferojë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tij. Konçesionari dhe shoqëria konçesionare do të jenë solidarisht dhe veçmas përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në këtë kontratë.Konçesionari nuk do të mund të transferojën aksione/ kuota të shoqërisë konçesionare pa miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Shoqëria konçesionare nuk do të përfshihet në aktivitete të tjera biznesi pa marrë pëlqimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues. Gjithashtu, me kalimin e kohës shoqërisë konçesionare mund të zgjerojë aktivitetin e tij edhe në zona të tjera të bashkisë Vlorë.Konçesionari do të përballojë me shpenzimet dhe kostot e veta projektin dhe implementimin e tij.Konçesionari do të jetë ekskluzivisht përgjegjës për çdo mangësi në projekt. Ai do të jetë ekskluzivisht përgjegjës për fizibilitetin teknik, kapacitetin operacional dhe besueshmërinë e projektit. Gjithashtu, konçesionari do të zbatojë normat në fuqi të sigurisë rrugore dhe të bëjë të mundur që edhe personat me aftësi të kufizuar të përfitojnë nga shërbimet.Tarifa konçesionare që konçesionari duhet t’i paguajë Bashkisë së Vlorës është 10’000’000 ALL në vit për 2 vitet e para dhe 10’000’000 ALL në vit + 2 % të xhiros vjetore për çdo vit në vazhdim. Tarifa konçesionare bëhet e kërkueshme brenda 30 ditëve nga dorëzimi i bilancit.
TIS Holding - 98 % të kuotave të Tis ParkOn Track Innovations - 2 % të kuotave të Tis Park