Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Projektimi, ndërtimi dhe operimi i Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, me të drejta ekskluzive pë fluturimet ndërkombëtare nga dhe për në Shqipëri për një afat fillestar prej 20 vjetësh duke filluar nga viti 2005. Kjo kontratë u amendua në vitin 2016 me 2 vjet në shkëmbim të heqjes së klauzolës së ekskluzvitetit mbi fluturimet ndërkombëtare. Si pjesë e koncesionit, kompanisë së nëkontraktuar i është transferuar terminali i vjetër i aeroportit të Rinasit si dhe të drejtat për ndërtimin dhe operimin e terminalit të ri. Kompania fituese ka ndërtuar edhe rrugë lidhëse të aeroportit me autostradën Durrës- Tiranë.