Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata është nënshkruar midis Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe shoqërive Durrës Kurum Shipping sha dhe Global Liman Isletmeleri AS.
Objekti: menaxhimi, operimi, mirëmbajtja, përmirësimi teknik dhe përshtatja për të përballuar kërkesat aktuale dhe të ardhshme për terminalin e konteinerëve brenda territorit të Portit të Durrësit në lidhje me trafikun, ngarkim – shkarimin e anijeve të konteinerëve, depozitimi i konteinerëve, magazimi, lëvizja ekstra, transportim, kontroll etj. Në fund të periudhës konçesionare, konçesionari do të transferojë infrastrukturën dhe shërbimet e projektit tek Autoriteti Kontraktues. Shërbimet dhe detyrimet e konçesionarit do të jenë të vlefshme vetëm për kufijtë e përcaktuar në kontratë. Çdo aktivitet që kryhet jashtë këtyre kufinjve duhet të miratohet paraprakisht nga Autoriteti Portual Durrës dhe do të merret qera për këtë sipërfaqe shtesë të përdorur.Autoriteti Kontraktues i jep konçesionarit të drejta ekskluzive për aktivitetet e terminalit të kontejnerëve në Gjirin e Durrësit.Kohëzgjatja e konçesionit është 35 vjet.Konçesionari nuk do të vendosë, zbatojë, vjelë, imponojë dhe kërkojë pagesa, tarifa dhe taksa të cilat përcaktohen dhe vendosen vetëm dhe vetëm nga Autoriteti Portual Durrës.Konçesionari do të veprojë gjithnjë si një partner i besueshëm i Autoritetit Kontraktues dhe do të ruajë gjithnjë interesin publik.Konçesionari do të krijojë shoqërinë konçesionare brenda 30 ditësh nga data e nënshkrimit të kontratës. Konçesionar dhe shoqëria konçesionare do të jenë përgjegjëse solidare përpara Autoritetit Kontraktues. Konçesionari do të fillojë punon brenda 6 muajsh nga data efektive. Të gjitha kontratat që Konçesionari do të lidhë me palë të treta nuk do të kenë periudhë vlefshmërie më të gjatë se 3 muaj aps përfundimit të periudhës konçesionare.Autoriteti Portual Durrës ka të drejtë që në bashkëpunim me konçesionarin të ndryshojë pjesërisht apo tërësisht tarifat. Konçesionari do të ruajë kontrollin lidhur me menaxhimin, mbikqyrjen dhe vendimmarrjen në shoqërinë konçesionare. Nëse ai do të dëshirojë të transferojë kontrollin e shoqërisë konçesionare duhet të kërkojë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Konçesionari do të heqë dokun, që gjendet në kantierin detar, me shpenzimet e tij. Nëse ai nuk arrin dot të kryejë këtë veprimtari, atëherë Autoriteti Portual Durrës do ta kryejë në vend të tij, por konçesionari duhet ta rimbuesojë Autoriteti Portual Durrës për shpenzimet.Në çdo rast, Autoriteti Kontraktues dhe Autoriteti Portual Durrës do t’i njohin të drejtën e kalimit konçesionarit.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë konçesionarin për të siguruar lejet, autorizimet dhe liçensat.Konçesionari ka të drejtë t’u ofrojë klientëve të vet rimbursime ose ulje të normave tarifore të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës, por duhet të respektojë legjislacionin në fuqi për konkurrencën dhe nuk do të ofrojë asnjë shërbim me çmim më të ulët se kostoja.Autoriteti Kontraktues garanton se infrastruktura dhe superstruktura ekzistuese, duke përfshirë edhe kalatat, janë në përputhje me standardet inxhinierike dhe të sigurisë. Konçesionari merr përsipër të lirojë truallin që mbante në posedim brenda Portit të Durrësit në kushtet dhe gjendjen siç është. Ai do t’i japë Autoritetit Kontraktues kopje origjinale të policave të sigurimit.Autoriteti Kontraktues do t’i sigurojë konçesionarit lejet, autorizimet dhe liçensat për projektin që janë kompentencë e Autoritetit Kontraktues dhe Autoritetit Portual Durrës. Ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për të asistuar konçesionarin për të marrë lejet, autorizimet dhe liçensat që nuk janë kompetencë e Autoritetit Kontraktues dhe Autoritetit Portual Durrës.Konçesionari do të kryejë një Sigurim Kontrate në dobi të Autoritetit Kontraktues. Sigurimi i Kontratës do të jetë i parevokueshëm dhe i pagueshëm me kërkesën e parë në formën e një police sigurimi të pakushtëzuar të lëshuar nga një shoqëri sigurimi shqiptare në formën e një garancie bankare të parevokueshme dhe të pagueshme me kërkesën e parë. Kjo Sigurim Kontrate do të lëshohet nga një bankë e nivelit të dytë ose një shoqëri sigurimi. Vlera e sigurimi është 3’250’000 USD ose 10 % e vlerës së investimit.Autoriteti Kontraktues dhe Autoriteti Portual Durrës i garantojnë konçesionarit se kanë të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale duke përfshirë liçensat për softëare dhe programet kompjuterike (softëare).Tarifa konçesionare është 2 % e xhiros vjetore para tatim fitimit dhe duke përjashtuar TVSH – në.Konçesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues një pagesë konçesioni (royalty) të barabartë me 21 % të shumës pasi të jetë zbritur tatim fitimi dhe TVSH – ja, por pa zbritur shpenzimet dhe kostot e çdo lloji. Kjo pagesë do të zbatohet për të gjitha tarifat e punëve të përpunimit të konteinerëve duke përfshirë ngarkim – shkarkimin dhe shërbimet e siguruara në bazë të tarifave të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës.Konçesionari do të zbatojë tarifat e shërbimit siç përcaktohen në këtë kontratë. Tarifat e shërbimit do të indeksohet çdo 5 vjet duke u bazuar në normën e inflacionit.Vlera e investimit është 32’500’000 USD. Konçesionari dhe Autoriteti Kontraktues mund të rishikojnë kostot dhe shpenzimet. Veprimtaria e konçesionarit varet nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, si edhe nga faktorë rajonalë të cilat do të ndikojnë edhe mbi tarifën konçesionare dhe pagesat e konçesionit. Për këtë shkak, tarifat konçesionare dhe pagesat e konçesionit do të jenë objekt ndryshimi.Konçesionari ka të drejtë të vendosë barrë siguruese (peng ose barrë tjetër) mbi inventarin dhe të ardhurat e veprimtarisë së tij (përveç tarifës konçesionare dhe pagesës së konçesionit) në favor të palëve të tretë, përfshirë edhe në dobi të institucioneve financiare. Krijimi i barrës mbi tarifën konçesionare dhe pagesës së konçesionit do të kryhet vetëm me miratimin e Autoritetit Kontraktues.Konçesionari mund të nënkontraktojë një ose disa prej detyrimeve të tij tek palë të tretë, por jo më tepër se 20 % të vlerës së investimit në total. Konçesionari duhet të marrë patjetër miratimin e Autoritetit Kontraktues. Konçesionari do të jetë përgjegjës përpara Autoritetit Kontraktues në lidhje me veprimet e nënkontraktorëve. Konçesionari duhet të kryejë një sigurim të detyrueshëm profesional në mënyrë që të zhdëmtojë Autoritetin Kontraktues dhe Autoritetin Portual Durrës në lidhje me dëmet dhe humbjet që mund të pësojnë nga veprime të konçesionarit.Shuma minimale e mbulimit me sigurim do të jetë jo më pak se 70 % e vlerës së investuar. Konçesionari do të paguajë primet e sigurimit dhe do të rinovojë sigurimet çdo muaj.Konçesionari do të administrojë dhe shfrytëzojë me shpenzimet e tij asetet e luajtshme dhe të paluajtshme. Disa nga detyrimet e tij janë:1. Shfrytëzimi i infrastrukturës së portit.2. Minimizimi i rrjedhës së trafikut në rast aksidentesh që prekin sigurinë dhe shfrytëzimin e infrastrukturës dhe shërbimeve duke vepruar shpejt dhe duke mbajtur lidhje me shërbimet e urgjencës të Autoritetit Kontraktues ose enteve të tjera publike.3. Administrimi i infrastrukturës dhe shërbimeve sipas parimit “kush vjen i pari shërbehet i pari” (first come, first serve) dhe parimit të mosdiskriminimit.4. Ruajtja e duhur e të dhënave, regjistrimeve dhe llogarive që kanë lidhje me shfrytëzimin e protit dhe pasqyrimin e saktë të xhiros dhe tarifave të vjela.5. Zbatimi i ligjeve për sigurinë pontileve, platformave, ambienteve të brendshme (ujore dhe tokësore) të zonës së konçesionit, shëndetit, mjedisit dhe sigurisë në punë.6. Parandalimi i çdo cënimi dhe përdorimi të paautorizuar të infrastrukturës dhe shërbimeve të projektit.Konçesionari ka për detyrë të mirëmbajë portin. Disa nga shërbimet që do të kryejë janë sa më poshtë:1. Riparimi dhe mirëmbajtja e portit si shtrimi i rrugëve, riparimi i strukturave, riparimi i pajisjeve dhe furnizimi me pajisje. Por, Konçesionari nuk do të ndërhyjë në infrastrukturën ekzistuese në rast se duhet kryer rehabilim i thellë, ristrukturim ose zëvendësim i strukturës tokësore dhe shkaqe të tjera që mund të jenë arsye për pengimin e funksionimit ë terminalit. Këto punime do të kryhen nën përgjegjësinë dhe me shpenzimet e Autoritetit Kontraktues.2. Mirëmbajtja e infrastrukturës dhe shërbimeve të projektit. Mirëmbajtja e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme me qëllim që kur të transferon tek Autoriteti Kontraktues të jenë në gjendje të mirë pune.Konçesionari do të zëvendësojë pajisjet që priten të prishen me shpenzimet e tij.Konçesionari do të riparojë, zëvendësojë dhe restaurojë pjesë të caktuara të terminalit që mund të kenë humbur, të jenë dëmtuar apo shkatërruar për faj të vetë Konçesionarit. Këto riparime do të kryhen me shpenzimet e Konçesionarit.Autoriteti Kontraktues do të kryejë kontrolle dhe monitorime tek konçesionari për të verifikuar ecurinë e detyrimeve të tij çdo 6 muaj duke e njoftuar atë paraprakisht. Konçesionari do të lejojë aksesin e përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktues.Konçesionari do të raportojë pranë Autoritetit Kontraktues çdo muaj në lidhje me trafikun e mjeteve lundruese dhe tarifave të vjelura.Konçesionari mund t’u ofrojë ankorim preferencial dhe prioritar një ose disa linjave detare ose pronarëve të anijeve për të maksimizuar përdorimin e infrastrukturës dhe shëbrimeve të projektit.Konçesionari është i autorizura të ofrojë shërbime ngarkim – shkarkimi vetëm për konteinerë.Autoriteti Kontraktues do ta asistojë konçesionarin që t’i sigurohet nga entet përkatëse shtetërore akses në infrastrukturë dhe shërbime duke përfshirë edhe ujin, energjine dhe telekomunikacionin.Duke filluar 6 muaj para përfundimit të kontratës, konçesionari do të nisë të transferojë tek Autoriteti Kontraktues sa më poshtë:1. Terminalin dhe të gjitha asetet të cilat do të transferohen të lira nga çdo barrë apo pengesë.2. Të gjitha dokumentet, kontratat e lidhura me organizimin dhe administrimin e terminalit.3. Të gjitha dokumentet ose materialet teknike, juridike dhe financiare që lidhen me terminalin.4. Të gjithë rrjetin dhe sistemet softëare (kompjuterike) dhe liçensat e duhura përfshirë këtu të drejtat e pronësisë intelektuale.Deri në transferimin e plotë të të drejtave konçesionare tek Autoriteti Kontraktues, të gjitha risqet do t’i mbeten konçesionarit.