Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Menaxhimi, operimi dhe mirëmbajtja e terminalit të trageteve të Portit të Durrësit

Objekti i kontratës është: Autoriteti Kontraktor i jep koncesionarit të drejtën për investimin, menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin e Trageteve dhe Kroçerave Durrës (TTD) duke përfshirë imbarkimin dhe disimbarkimin e anijeve të kombinuara për pasagjerë dhe/ose RoRo (tragete, katamarane etj) dhe të kroçerave dhe aktivitete përkatëse të lidhura me to si ankorimi i anijeve, lëvizja e udhëtarëve në terminal, orientimi, depozitimi, magazinimi i mjeteve, pozicionimi, transporti, spontimi, marrja dhe shpërndarja dhe përfshirjen e sigurimin e burimeve të nevojshme që janë mjetet dhe pajisjet, sistemet, praktikat, procedurat dhe programet, organizimin dhe burimet njerëzore.

Zonat që përfshin koncesioni janë kalatat 8 dhe 9 së bashku me zonat dhe sheshet korresponduese të operacioneve, trafikut dhe të depozitimit përfshirë edhe terminalin e pasagjerëve. Gjithashtu, objekt është kalata nr. 7 pa sheshes pas kësaj kalate. Po ashtu, objekt kontrate janë edhe zonat e parkimit dhe procedurave paraprake pranë hyrjes nr. 4 të Portit.
Kalata nr. 7 dhe 8 do të rehabilitohen. Do të ndërtohen kalatat e reja 9b dhe 9c dhe pontili midis tyre.
Kështu, zonat ndahen në Zona A (zona ekzistuese) për të cilin koncesionari paguan qera dhe zonat B, C dhe D që janë zona që do të zgjerohen sipas kontratës.
Kontrata e koncesionit është nënshkruar midis Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Albanian Ferry Termnial Operator shpk (AFTO).
Kohëzgjatja e koncesionit është 25 vjet. Në fund të kësaj periudhe, koncesionari do të kthejë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme tek Autoriteti Kontraktues. Infrastruktura që koncesionari do të dorëzojë tek Autoriteti duhet të jetë në gjendje pune dhe funksionale. Koncesionari do të japë garanci për mirëfunksionimin e strukturës për një periudhë 1 vjeçare pasi ta ketë dorëzuar atë.
Autoriteti Portual Durrës ka të drejtën të rishikojë pjesërisht ose plotësisht tarifat në çdo kohë. Nëse kjo është e dëmshme financiarisht për koncesionarit, ky i fundit duhet të paraqesë argumentet e tij derisa të vendoset përfundimisht në lidhje me tarifat. Koncesionari do të blejë nga Autoriteti Portual të gjitha mjetet dhe pajisjet ekzistuese në terminal.
Koncesionari është i lirë t'u ofrojë klientëve të tij rimbursime dhe ulje të normave tarifore të publikuara nga Autoriteti Portual, por nuk duhet të ofrojë çmime më të ulëta sesa kostoja dhe duhet të respektojë konkurrencën. Për këtë arsye, koncesionari i raporton koston për secilin shërbim Autoritetit Kontraktues.
Vlera totale e koncesionit është 4'143'000 euro.
Të ardhurat e koncesionarit do të përbëhen nga tarifat për tragetet, imbarkimin/disimbarkimin, magazinimin, pasagjerët etj.
Tarifa koncesionare që koncesionari duhet të paguajë janë si më poshtë:
A. Tarifa për Ministrinë në vlerën 2% të të ardhurave bruto.
B. Royalty në masën 49% të të gjitha tarifave të shërbimit që i paguhet Autoritetit Portual Durrës.
C. Royalty shtesë në masën 1% të të gjitha tarifave të shërbimit që i paguhet Autoritetit Portual Durrës.
D. Leasing fee në masën 544 ALL/m2/vit që i paguhet Autoritetit Portual Durrës.
Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve vetëm pasi të ketë marrë konfirmimin e Autoritetit Kontraktues dhe jo për më tepër se 20% të vlerës së kontratës.
Koncesionari do të mirëmbajë infrastrukturën duke përfshirë shtrimin e rrugëve, riparimin e strukturave dhe pajisjeve, zëvendësimin e pajisjeve, mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik, furnizimin me ujë dhe energji elektrike me kostot e veta.

Kompania
Albanian Ferry Termnial Operator
Përshkrimi i kompanisë
Bashkimi i shoqërive FRS Chartering Beteiligunsgesellschaft MBH (krijuar në Gjermani në v. 1992) dhe Global Networks Albania shpk (krijuar në Shqipëri më 06.12.2010). Shoqëria është themeluar më 14.06.2013 me kapital themeltar 100'000 ALL. Shoqëria është krijuar për të zbatuar kontratën e konçesionit.
Aksionerët

FRS Chartering Beteiligungsgesellschaft MBH - zotëron 100 % të kapitalit.

Persona dhe entite të lidhura

Simon Alexander Harm - administratori aktual (21.04.2015 - 21.04.2020)
Christian Baumberger - administrator (14.06.2013 - 21.04.2015)

Më 10.12.2014 është larguar ortaku Global Networks Albania shpk duke shitur 45 % të aksioneve të saj tek FRS Chartering Beteiligunsgesellschaft MBH.

Vendndodhja