Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i parkimit nëntokësor në parkun Rinia, Tiranë

Kontrata e konçesionit ëshë nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë Taiwan shpk.
Objekti: ndërtimi, operimi dhe transferimi i parkimit nëntorkësor në parkun “Rinia”, Tiranë. Kontrata është e formës BOT.
Kohëzgjatja e kontratës është 30 vjet.


Bashkia e Tiranës merr përsipër që të dorëzojë tek konçesionari hapësirën fizike ku do të ndërtohet parkimi nëntokësor. Bashkia do ta dorëzojë këtë hapësirë pa asnjë barrë, defekt apo të metë. Ajo do ta dorëzojë hapësirën brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës.
Konçesionari do të ketë të drejtën ekskluzive që të hyjë, marrë në posedim dhe të përdorë vendnodhjen e parkimit. Konçesionari do të përballojë shpenzimet dhe përmirësimet në lidhje me vendndodhjen e projektit. Ai nuk do ta përdorë vendndodhjen e projektin për asnjë qëllim tjetër veç këtyre qëllimeve të paraqitura në kontratë.
Konçesionari do të ketë në posedim dhe gëzim të qetë vendndodhjen e projektit gjatë gjithë kohëzgjatjes së konçesionit. Konçesionari nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë detyrim apo përgjegjësi në lidhje me pagesën e çdo dëmi ndaj palëve të treta nga të cilët është marrë vendndodhja e projektit. Nëse konçesionari pengohet nga cilido person që pretendon të drejta titulli apo interesi mbi vendndodhjen e parkimit, Bashkia e Tiranës do të mbulojë çdo humbje apo dëmtim që mund të pësojë konçesionari.
Konçesionari gëzon të drejta të plota dhe ekskluzive për përdorimin e vendndodhjes së parkimit dhe kështu ai mund të vendosë rregulla për hyrjen dhe përdorimin e kësaj hapësire nga palët e treta. Konçesionari nuk duhet të vendosë barrë mbi të gjithë sipërfaqen e vendndodhjes ose mbi pjesë të caktuara të saj.
Konçesionari do të ketë titull të pakufizuar pronësie mbi Mjedisin e Projektit (dmth mbi të gjitha përmirësimet dhe ndërtimet e reja që konçesionari do të krijojë). Konçesionari do të regjistrojë titullin e tij në regjistrat publikë. Ai mund të krijojë peng ose barrë siguruese mbi Mjedisin e Projektit. Gjithashtu, mund të lidhë marrëveshje financuese më çdo palë financuese me kush që t’i shërbejë përmbushjes së detyrimeve në kontratë.

Kompania
Tirana parking
Përshkrimi i kompanisë
Objekti: të zbatojë kontratën konçesionare. Shoqëria është themeluar më 12.05.2016. Kapitali i saj është 100 lek.
Aksionerët

Taiwan shpk - zotëron 100% të kuotave

Persona dhe entite të lidhura
Erald Çaushi - administratori aktual (24.09.2019 - )
Besnik Sulaj - administrator (12.05.2016 - 24.09.2019)

Vendndodhja