Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ofrimi i pajisjeve dhe materialeve mjekësore sterile

Shërbime të integruara për menaxhimin e stacionit qendror të sterilizimit pranë QSUT - së, për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh (veshjeve) në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.
Kohëzgjatja e konçensionit është 10 vjet.

Kompania
SaniService
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria ka për objekt ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me

rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve ku do te ofrohet ky shërbim, ne spitalet universitare dhe rajonale te vendit, apo dhe spitale te tjerë, sipas planit të racionalizimit spitalor në Republikën e Shqipërisë,në zbatim të konçesionit/partneritetit publik privat të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë sipas njoftimit te Fituesit nr. 1440/13 prot. dt. 23.06.2015.

Aksionerët
  • Servizi Italia - zotëron 30 % të kapitalit Sani Service
  • Tecnosanimed -  zotëron 15 % të kapitalit Sani Service
  • Investital - zotëron 40 % ttë kapitalit Sani Service.
  • U.JET - zotëron 15 % të kapitalit Sani Service
Persona dhe entite të lidhura
  • Admir Daca - administratori aktual i Sani Service
  • Bledar Rrokaj, ish - administrator i Sani Service
  • Ilir Rrapaj, 100% aksioner i Investital LLC dhe i nënkontraktorit Globasher

Vendndodhja