Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është nënshkruar midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe shoqërive Albstar shpk dhe Matriks Konstruksion shpk.Objekti i kontratës: dhënia me koncesion të formës ROT (rehabilitim, shfrytëzim dhe transferim) të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier - Ballsh dhe Fier - Vlorë. Rehabilitimi i Infrastrukturës Hekurudhore, operimi si Administrues Infrastrukture dhe Transportues Hekurudhor i Integruar, të Rrjetit të Transportit Hekurudhor Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë dhe transferimi i tij/tyre nga shoqëria koncesionare tek Autoriteti Kontraktues. Gjithashtu, koncesionari duhet të mbledhë pagesat e transportuesve të hekurudhës.
Kohëzgjatja e koncesionit është 25 vjet.Tarifa koncesionare është 2.2% të të ardhurave bruto.Autoriteti Kontraktues do t’i garantojë koncesionarit gëzim të lirë të zonës së koncesionit, nuk do të japë autorizime apo leje palëve të treta, do të garantojë që zona e koncesionit është e lirë nga barra, detyrime ndaj të tretëve, qera, okupim, pretendime nga ish – pronarët etj. Pra, koncesionari do të gëzojë të drejtën për të përdorur aktivet e luajtshme dhe të paluajtshme në zonën e koncesionit. Koncesionari nuk do të paguajë taksa ose kosto në lidhje me pronësinë në zonën koncesionare, por ajo do të mbulojë të gjitha kostot në lidhje me përdorimin dhe menaxhimin e zonës.Koncesionari është përgjegjës për realizimin dhe përfundimin e rehabilitimit dhe merr përsipër të gjitha kostot dhe risqet në lidhje me rehabilitimin. Periudha e punimeve të rehabilitimit do të jetë 46 muaj dhe koncesionari duhet të marrë në dorëzim të gjitha aktivet në zonën e koncesionit.Shoqëria koncesionare nuk ka të drejta përdorimi vetëm mbi objektet ekzistues në zonë, por edhe objektet e reja potenciale që mund të krijohen në të ardhmen.Shoqëria koncesionare mund të vendosë tarifat si të dëshirojë për çdo shërbim. Por, në rastin e Transportuesve të Tjerë Hekurudhorë (operatorë të tjerë të transportit, pra jo pasagjerët) ajo mund të vendosë vetë në mënyrë të lirë tarifat, por ato do të rishikohen çdo 4 vjet.
ARC - 16.85% të aksioneveMatrix Konstruksion - 16.85% të aksioneveAlbstar - 66.3% të aksioneve
Më 28.12.2018 është vendosur barrë siguruese mbi të gjithë kapitalin aksionar të Abrail shpk.Më 14.04.2017 është shtuar ortaku ARC i cili ka blerë 16.85 % të aksioneve, ndërsa është rritur pjesa e aksioneve që zotëron Matrix Konstruksion nga 15 % në 16.85 %. është zvogëluar pjesa e aksioneve që zotëron Albstar nga 85 % në 66.3 %.