Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata e koncesionit është nënshkruar midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Roen Company shpk. Objekti i koncesionit: Autoriteti Kontraktues i jep ekskluzivitet koncesionarit për të ofruar shërbimet si më poshtë:• Regjistrimi i barrëve siguruese.• Kërkim informacioni përmes dorëzimit të formularëve.• Ndryshime të regjistrimit si zgjatje e regjistrimit, fshirje të regjistrimit, riregjistrimi i një regjistrimi që ka përfunduar apo është fshirë, nënrenditje e një regjistrimi, shtim dhe fshirje të një barrëmarrësi, transferim i së drejtës së barrëmarrësit, shtim dhe fshirje e një barrëdhënësi, transferim i së drejtës së barrëdhënësit, shtim dhe fshirje kolaterali.• Ndryshim i informacionit mbi kolateralin ose zëvendësim kolaterali.• Ndryshime të tjera sipas vendimeve të gjykatës.• Korrigjimi i regjistrit.
Koncesionari krijon dhe rregullon zyrat e reja për shërbimin e Regjistrit të Barrëve Siguruese.Koncesionari duhet të kryejë hedhjen e të dhënave ekzistuese nga sistemi aktual tek sistemi i ri.Koncesionari do të implementojë një sistem të ri software për regjistrimin e transaksioneve në Regjistrin e Barrëve Siguruese. Ai duhet të mirëmbajë dhe të përditësojë këtë sistem.Koncesionari ka të drejta ekskluzive për të ofruar shërbimin e Regjistrit të Barrëve Siguruese. Në asnjë rast, Autoriteti Kontraktues nuk do të lidhë kontratë marrëveshje me palë të treta për të ofruar shërbimin e regjistrit të barrës siguruese e cila mund të ndikojë negativisht të drejtat ekskluzive të koncesionarit.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin për të siguruar autorizimet, lejet dhe licencat në raport me institucionet shtetërore në varësi të Autoritetit Kontraktues ose me institucione të tjera në mënyrë që koncesionari të nisë sa më parë punën. Koncesionari duhet të ruajë këto autorizime, leje dhe licenca.Me përfundimin e periudhës së koncesionit, koncesionari do të dorëzojë tek Autoriteti Kontraktues të gjitha asetet e luajtshme që përfshijnë sistemin hardware dhe software, arkivën, mjetet e punës dhe pajisjet e zyrës si dhe çdo titull apo të drejtë mbi to. Procesi i dorëzimit do të nisë të paktën 4 muaj përpara datës mbarimit të periudhës së koncesionit.Autoriteti Kontraktues do të dorëzojë tek koncesionari pajisjet kompjuterike me aksesorët e tyre, sistemin e ri software, serverin e ri dhe dokumentet e arkivës ekzistuese në formë shkresore dhe dixhitale të zyrës së Regjistrit të Barrëve Siguruese. Autoriteti Kontraktues do të dorëzojë objektet e mësipërme brenda 30 ditësh nga data efektive.Gjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit, Regjistri i Barrëve Siguruese do të mbetet pronë publike dhe koncesionari do të procesojë të dhënat vetëm në masën e përmbushjes së objektit të kësaj kontrate. Koncesionari do të mbrojë të dhënat e Regjistrit të Barrëve Siguruese duke mos lejuar aksesin në sistem të personave të paautorizuar, kundër humbjes aksidentale, shkatërrimit, dëmtimit, ndryshimit apo përhapjes.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë që të monitorojë ecurinë e punëve dhe të përmbushjes së detyrimeve nga ana e koncesionarit çdo 12 muaj. Ai duhet të njoftojë paraprakisht koncesionarin në lidhje me monitorimin. Megjithatë, ai mund të nisë këtë monitorim në çdo kohë nëse ka informacione të arsyeshme dhe të besueshme në lidhje me mosekzekutimin e detyrimeve të kësaj kontrate.Koncesionari duhet të identifikojë përmirësime të reja ose potenciale të projektit. Kështu, koncesionari ka të drejtë të raportojë pranë Autoritetit Kontraktues për nevojën e teknologjive përkatëse të reja dhe të zhvilluara dhe për përmirësime të mundshme në shërbime duke përfshirë cilësinë, përgjegjshmërinë, procedurat, mekanizmat e performancës dhe shërbimet mbështetëse të klientit.Kohëzgjatja e koncesionit është 20 vjet. Pas 10 vjetësh nga data efektive, palët mund të diskutojnë rreth zgjatjes së afatit të periudhës së koncesionit nëse ka interes publik.Vlera e investimit është 35’691’880 ALL.Tarifa koncesionare që koncesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues është 2% e të ardhurave vjetore të realizuara nga shitjet. Tarifa do të paguhet në bazë vjetore brenda 30 ditëve nga deklarimi i detyrueshëm i pasqyrave financiare të shoqërive.Koncesionari do të riinvestojë 7’138’376 ALL që përbën 20% të vlerës së investimit total.Tarifat për transaksionet në Regjistrin e Barrëve Siguruese përcaktohen nga ministri përgjegjës për ekonominë. Tarifa do të përllogaritet përmes formulës: Tarifa aktuale = Tarifa e aplikueshme pas indeksimit + Norma vjetore e inflacionit + 2%.Koncesionari dot ë sigurojë financim të përshtatshëm nga palë financuese të besueshme brenda 2 muajve nga data efektive. Ai nuk ka të drejtë të vendosë peng ose barrë mbi sistemin hardware dhe software dhe mbi Regjistrin e Barrëve Siguruese. Por, koncesionari mund të vendosë peng ose barrë mbi pasuritë e paluajtshme (zyrat). Në këtë rast ai ka të drejtë të lidhë çdo lloj marrëveshje financimi me palë të treta me kusht që hipoteka, pengu apo barra dhe marrëveshja përkatëse e financimit t’i shërbejë përmbushjes së detyrimeve të koncesionarit.Koncesionari nuk mund të nënkontraktojë detyrimet e tij. Për të mënjanuar çdo keqkuptim, furnizuesit e pajisjeve, materialeve dhe dërgesave nuk do të konsiderohen si nënkontraktorë.Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemit do të nisë pas krijimit të sistemeve software dhe hardware.Koncesionari do të sigurojë pa pagesë garancinë e sistemit software dhe hardware edhe për një vit pas përfundimit të kontratës. Garancia do të përfshijë programet kompjuterike dhe përditësimin e tyre; riparimi dhe zëvendësimi i përbërësve apo njësive me defekt pa pagesë; riparimi i defekteve; zëvendësimi i pjesëve të këmbimit.Autoriteti Kontraktues do të kryejë kontrolle një herë në vit për të verifikuar ecurinë e projektit. Kontrollet nuk duhet të jenë shkak për të penguar punën e koncesionarit.Nëse koncesionari pëson dëme si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të Autoritetit Kontraktues, atëherë Autoriteti Kontraktues do të mbulojë të gjitha shpenzimet shtesë të kryera nga koncesionari dhe do ta dëmshpërblejë atë për dëmet që i kanë ndodhur.Autoriteti Kontraktues do të përkrahë dhe asistojë koncesionarin përkundrejt veprimeve ose mosveprimeve të enteve shtetërore të cilat mund të vonojnë ose pengojnë veprimtarinë e koncesionarit. Në këto veprime përfshihen edhe transferimi i fondeve dhe pagesave të koncesionarit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë dhe mbështesë koncesionarin për të marrë lejet, licencat dhe autorizimet për të zhvilluar veprimtarinë e koncesionarit.Autoriteti Kontraktues do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lidhjen e marrëveshjeve ose kontratave me institucionet publike për të realizuar objektin e kësaj kontrate.Autoriteti Kontraktues nuk duhet të licencojë asnjë shërbim tjetër të Regjistrit të Barrëve Siguruese që mund të dëmtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë veprimtarinë e koncesionarit.Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktore. Në rast të mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, ai do të dëmshpërblejë dëmet ndaj koncesionarit. Dëmshpërblimi llogaritet si shumë e zërave të mëposhtëm:• Vlera e investimit të kryer (vlera e aseteve të koncesionarit në momentin e zgjidhjes së kontratës).• Sigurimi i kontratës (nëse ka).• Fitimi i munguar i çdo viti nga viti i ndërprerjes së kontratës deri në përfundimin e periudhës koncesionare. Fitimi i vitit do të llogaritet si fitimi mesatar vjetor i realizuar në 2 vitet e fundit të aktivitetit të koncesionarit.Autoriteti Kontraktues nuk është përgjegjës ndaj të tretëve për dëmin e shkaktuar si rrjedhojë e gabimeve ose mosfunksionimit të sistemit të regjistrimit.Pas përfundimit të periudhës së koncesionit, asetet e luajtshme të krijuara nga shoqëria koncesionare do t’i kalohen Autoritetit Kontraktues pa kundërshpërblim.Koncesionari duhet të zbatojë përditësimin e të gjithë sistemin 2 muaj përpara përfundimit të periudhës së koncesionit.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare brenda 30 ditëve nga data efektive. Shoqëria koncesionare do të realizojë objektin e koncesionit. Koncesionari dhe shoqëria koncesionare do të jenë individualisht dhe solidarisht përgjegjës për detyrimet që rrjedhin nga kontrata.Koncesionari do të marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurisë në punë për punonjësit dhe të zbatojë legjislacionin për parandalimin e dëmeve dhe fatkeqësive.Koncesionari do të përballojë të gjitha shpenzimet që lidhen me dëmet që mund t’i shkaktohen palëve të treta. Ai është përgjegjës për çfarëdo humbje të të dhënave në sistemin e Regjistrit të Barrës Siguruese, gabime në hedhjen e të dhënave apo procesimin e tyre, mosfunksionimin e pjesshëm apo tërësor të sistemit të regjistrimit ose regjistrimin e barrës të cilat më pas deklarohen false. Përveç dëmshpërblimit, koncesionari do të rivendosë të dhënat e duhura dhe do të paguajë të gjitha kostot për rivendosjen e këtyre të dhënave në sistem.Koncesionari do të mbajë policën e sigurimit për përgjegjësi profesionale për një shumë të siguruar prej jo më pak se 1’500’000 ALL. Me anë të kësaj police, koncesionari mund të përballojë shpenzimet për dëmet që mund të shkaktojë ndaj palëve të treta.Koncesionari nuk do të transferojë, lërë peng apo tregtojë aksionet ose kuotat e shoqërisë koncesionare pa pëlqimin paraprak me shkrim të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të jetë përgjegjës për shpërblimin e dëmit ndaj Autoritetit Kontraktues dhe ose çdo enti shtetëror dhe ose çdo pale të tretë që vjen si rezultat ose pasojë e mospërmbushjes nga ana e tij.Me shpenzimet e tij, koncesionari do të sigurojë kontratën e koncesionit pranë një institucioni bankar ose shoqërie sigurimesh. Koncesionari do të ngurtësojë si sigurim kontrate një shumë prej 10% të vlerës totale të investimit.
ROEN Company - 100% të kuotave
Më 10.07.2011 është vendosur zmadhimi i kapitalit të shoqërisë nga 100’000 ALL në 6’200’000 ALL.