Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata e koncesionit është lidhur midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe shoqërive Catalyst Viva das Genearl Contracting LLC, Salillari shpk, BEE Tech, Violiap Ateve dhe Kastrati sha.Objekti i marrëveshja e konçesionit: ndërtimi, përmirësimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e autrostradës Milot – Morinë. Kontrata është e formës BOT. Në këtë konçesion do të përfshihet edhe e drejta e konçesionarit për të vjelë taksën e rrugës.
Kastrati Group - zotëron 50 % të kuotave të Albanian Highway ConcessionSalillari - zotëron 50 % të kuotave të Albanian Highway Concession
Më 16.08.2017 ëshë nënshkruar Marrëveshja Siguruese mbi kuotat e shoqërisë Albanian Highëay Concession shpk midis Bankës Kombëtare Tregtare (në rolin e barrëmarrësit) dhe shoqërive Kastrati sha, Salillari sha dhe Albanian Highway Concession shpk (në rolin e barrëdhënësve). Barra siguruese është vendosur mbi kolateralin.Më 22.03.2017 janë larguar ortakët Bee Tech dhe Violiap A.T.E.V.E. është rritur kapitali i ortakut Salillari shpk nga 40 % në 50 % të kuotave dhe i Kastrati Group nga 40 % në 50 % të kuotave.Më 03.01.2017 është larguar nga shoqëria Albanian Highëay Concession shpk ortaku Catalyst Viva Das General Constructing LLC duke i shitur 10 % të kuotave ortakut Salillari shpk dhe 30 % të kuotave Kastrati sha. është rritur kapitali i ortakut Salillari shpk nga 30 % në 40 % të kuotave dhe i Kastrati Group nga 10 % në 40 % të kuotave.