Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata është nënshkruar midis Bashkisë Tiranë dhe subjekteve Agikons shpk, MET Engeneering shpk dhe Zenit & Co shpk. Kontrata është e llojit PFNM (projektin, financim, ndërtim, mirëmbajtje dhe transferim).Objekti i kontratës është: projektimi, financimi, ndërtimi, mobilimi, mirëmbajtja, mbikëqyrja dhe kolaudimi i 5 objekteve arsimore (shkolla të reja). Në fund të periudhës koncesionare, shkollat do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues. Shkollat do të ndërtohen në lagjen Don Bosko, brenda kompleksit universitar të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe pranë rrethrrotullimit të doganës.
Të drejtat e koncesionarit:1. Projektimi, financimi dhe ndërtimi i objekteve arsimore. Bashkia Tiranë do të jetë në rolin e investitorit, ndërsa koncesionari në rolin e ndërtuesit.2. Të drejtën për përdorim, gëzim të qetë dhe posedim të shesheve nga koncesionari. Në këtë mënyrë, koncesionari nuk ka nevojë të lidhë kontrata të veçanta për këtë qëllim.3. Të drejtën e përdorimit dhe posedimit të qetë (pa kundërshpërblim) dhe administrimit të objekteve arsimore pas ndërtimit të tyre. Kështu, koncesionari do të mirëmbajë objektet e shkollës, do t’i pajisë me mjete dhe pajisje shkollore që të shfrytëzohen nga administrata shkollore dhe nxënësit kundrejt një pagese për koncesionarin.4. Të drejtën e pagesës në mënyrë të rregullt nga Autoriteti Kontraktues.5. Regjistrimi i objekteve arsimore në pronësi të Bashkisë së Tiranës pas ndërtimit të tyre.6. Të drejtën mbi të gjitha pasuritë e luajtshme të objekteve arsimore (duke përfshirë mjetet dhe pajisjet shkollore), çdo send të patrupëzuar me strukturën ndërtimore të objekteve arsimore dhe çdo send tjetër të trupëzuar me strukturën ndërtimore por që mund të hiqet ose të zhvendoset pa e dëmtuar objektin arsimor.Kohëzgjatja e kontratës është 7 vjet.Ndërtimi i shkollave duhet të përfundojë brenda 18 muajve nga data e fillimit të punimeve. Data e përfundimit të punimeve do të konsiderohet data kur lëshohet Akti i Kolaudimit.Ndërtimi i objekteve arsimore do të kryhet përmes financimit të koncesionarit i cili do të përballojë me të ardhurat e veta të gjitha risqet dhe kostot e investimit. Autoriteti Kontraktues do t’i paguajë koncesionarit sa më poshtë:• Vlerën e investuar nga koncesionari për projektim, ndërtim dhe mobilim në vlerën 1’600’861’766.83 ALL pa TVSH.• Vlerën e investuar nga koncesionari për mirëmbajtjen e objekteve arsimore në vlerën 339’760’306 ALL pa TVSH.• Marzhin e fitimit prej 6.28% mbi vlerën e mbetur të investimit direkt dhe mbi koston vjetore të mirëmbajtjes.• Në total, Autoriteti Kontraktues do t’i paguajë koncesionarit për realizimin e ndërtimeve dhe mirëmbajtjen shumën prej 2’364’096’027 ALL pa TVSH.Pagesa do të kryhet në 2 këste në vit për kostot e projektimit, ndërtimit dhe mobilimit të objekteve arsimore plus marzhin e fitimit. Gjithashtu, do të kryhet edhe pagesa për mirëmbajtjen plus marzhin e fitimit në të njëjtën mënyrë.Nëse Autoriteti Kontraktues e vonon kryerjen e pagesës për më gjatë se 3 muaj, atëherë konsiderohet se ai është në shkelje të kontratës dhe koncesionari mund të tërheqë stafin dhe të ndërpresë punimet nga objekti. Nëse Autoriteti Kontraktues nuk paguan për më tepër se 6 muaj atëherë koncesionari ka të drejtë të zgjidhë kontratën.Koncesionari mund të zgjedhë të financojë ndërtimin e shkollave përmes kapitalit të vet ose përmes kredive. Për çdo financim që ai do të kryejë, do të paraqesë pranë Autoritetit Kontraktues dokumentet përkatëse. Gjithashtu, koncesionari do të marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues për çdo amendim të marrëveshjeve të financimit dhe për çdo vendosje barre siguruese.Autoriteti Kontraktues do të dorëzojë tek koncesionari zotërimin fizik dhe dokumentet e shesheve të punimit brenda 1 muaji nga nënshkrimi i kontratës, por jo më vonë se 6 muaj nga nënshkrimi i saj. Autoriteti Kontraktues do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjor për realizimin e procedurave të shpronësimit për ato sheshe apo parcela që janë pronë private. Ai do të garantojë që këto sheshe janë të lira nga çdo barrë bllokuese ose negative. Të gjitha përgjegjësitë dhe kostot për realizimin e procedurës së shpronësimit i përkasin Autoritetit Kontraktues.Pasi Autoriteti Kontraktues t’i ketë dorëzuar sheshin koncesionarit, ky i fundit ka të drejtën ekskluzive që të hyjë, të marrë në posedim dhe të përdorë sheshet dhe se do të përballojë me shpenzimet e tij zhvillimin dhe përmirësimin e tyre. Koncesionari mund të vendosë rregulla për hyrjen dhe përdorimin e zonës nga palët e treta.Koncesionari i pranon sheshet në ato kushte në të cilat ndodhen dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të jetë përgjegjës ndaj koncesionarit në lidhje me gjendjen e tyre.Autoriteti Kontraktues deklaron se Bashkia Tiranë ka të drejta reale mbi Zonën e Koncesionit përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Nëse palë të trete apo autoritete të tjera publike ngrejnë pretendime mbi pronësisë e zonës së koncesionit, koncesionari nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për dëmshpërblimin e këtyre palëve të treta.Koncesionari nuk do ta përdorë zonën e koncesionit për asnjë qëllim tjetër përveçse qëllimit të parashikuar në këtë kontratë.Brenda 30 ditëve nga lëshimi i lejes së përdorimit ose shfrytëzimit të sheshit, objektet arsimore dhe trojet do të regjistrohen në ZVRPP Tiranë në emër dhe në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe do të regjistrohen me bllokim në favor të shoqërisë koncesionare që po kryen punimet.Koncesionari ka të drejtë të vendosë barrë hipotekare mbi pasuritë e paluajtshme që janë objekt i kësaj kontrate. Objektet arsimore dhe trojet janë në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe barra hipotekore do të shërbejë edhe si garanci për koncesionarin që Autoriteti Kontraktues të kryejë pagesat në mënyrë të rregullt. Për këtë qëllim, koncesionari dhe Bashkia Tiranë do të nënshkruajnë një kontratë hipotekare brenda 10 ditëve nga regjistrimi i objekteve arsimore në pronësi të Bashkisë Tiranë. Kur përfundon kohëzgjatja e kontratës, koncesionari do të lirojë të gjithë objektet arsimore dhe trojet nga barra hipotekore.Koncesionari duhet të bëjë Sigurimin e Kontratës pranë një banke ose shoqërie sigurimi brenda 30 ditësh nga nënshkrimi i kontratës. Vlera e sigurimit të kontratës është 283’691’523 ALL ose 10% e vlerës së kontratës. Sigurimi i Kontratës do të shërbejë si një garanci që koncesionari do të plotësojë detyrimet e tij që rrjedhin nga kjo kontratë.Në çdo kohë, koncesionari do të pajiset, mbajë dhe ripërtërijë garancitë e sigurimit që i kërkohen për të ushtruar të drejtat koncesionare. Ai do të sigurojë punimet e ndërtimit dhe montimit të objekteve arsimore, mjetet, makineritë dhe pajisjet.Koncesionari duhet të themelojë një shoqëri koncesionare brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e kontratës së koncesionit. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e koncesionarit do t’i kalojnë shoqërisë koncesionare. Koncesionari dhe shoqëria koncesionare do të jenë individualisht dhe solidarisht përgjegjës për të drejtat dhe detyrimet e tyre përpara Autoritetit Kontraktues.Shoqëria koncesionare nuk do të fillojë asnjë aktivitet tjetër përveçse sa është parashikuar në këtë kontratë pa pasur pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues. Ajo nuk do të mund të shesë aksione pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Shoqëria koncesionare mund t’i vendosë aksionet ose kuotat e saj si barrë siguruese, kolateral apo peng në favor të palës financuese por vetëm me njoftim paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të projektojë, financojë, ndërtojë dhe pajisë me mjete shkollore për zhvillimin e aktivitetit arsimore dhe transferimin e objekteve tek Autoriteti Kontraktues me shpenzimet e tij. Ai do të paraqesë projektin e zbatimit për miratim tek Autoriteti Kontraktues.Koncesionari duhet të parandalojë dhe kontrollojë çdo ndikim negativ apo ndotje mjedisore dhe duhet të kthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari duhet të përballojë me shpenzimet e tij të gjitha dëmet që mund t’u shkaktojë palëve të treta dhe Autoritetit Kontraktues për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të tij.Koncesionari duhet të ndërtojë shkollat në përputhje me standardet teknike pasi ka marrë të gjithë lejet dhe autorizimet përkatëse. Koncesionari është përgjegjës për ndërtimin e të gjitha rrugëve të nevojshme hyrëse për në shkollë nga rrjeti ekzistues rrugor.Koncesionari duhet të mbajë të informuar Autoritetin Kontraktues në lidhje me ecurinë e punimeve.Koncesionari duhet të marrë masa për një program mbikëqyrjeje dhe sigurie në zonën e koncesionit. Ai duhet të respektojë Kodin e Punës, rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, disiplinën teknike, mbrojtjes në punë, higjienës dhe sigurimit nga zjarri për të parandaluar çdo dëm apo fatkeqësi në punë.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat dhe autorizimet në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore duke përfshirë operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, operatorët e ujësjellës - kanalizimeve.Autoriteti Kontraktues do ta ndihmojë koncesionarin në lidhje me çdo veprim apo pengesë që ai mund të hasë në raport me palët e treta apo me autoritetit e qeverisjes vendore apo qendrore.Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë do të kryejnë kontrolle dhe monitorime gjatë fazës së ndërtimit të shkollave për të parë ecurinë e punimeve dhe përmbushjen e detyrimeve. Ato do të njoftojë më parë koncesionarin në lidhje me kontrollet. Nëse nga kontrollet e kryera, Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë vënë re të meta thelbësore atëherë ato njoftojnë koncesionarin për këto të meta dhe i vendosin afat për t’i korrigjuar ato.Çdo 3 muaj koncesionari raporton pranë Autoritetit Kontraktues në lidhje me:1. Ecurinë e punimeve dhe masat e marra për eliminimin e vonesave.2. Defektet e rëndësishme.3. Zbatimin e kontrollit të cilësisë dhe sistemeve të sigurimit.4. Të dhëna mbi shëndetin e punonjësve dhe aksidentet në punë.5. Pretendimet e palëve të treta.6. Ngjarja apo rrethana në të cilat Autoriteti Kontraktues mund të jetë përgjegjës.Pas përfundimit të ndërtimit të shkollave, koncesionari do t’i mirëmbajë ato në një gjendje funksionale, do të kryejë mirëmbajtjen e tyre të zakonshme dhe të jashtëzakonshme dhe të raportojë sipas Manualit të Mirëmbajtjes. Manuali i Mirëmbajtjes përfshin rregullat për mirëmbajtjen e pajisjeve shkollorë, riparimin e tyre, riparimin e dyshemeve dhe strukturave dhe punimeve të tjera civile etj. Autoriteti Kontraktues do të inspektojë objektin gjatë fazës së mirëmbajtjes të paktën 1 herë në 3 muaj. Për çdo problem të hasur, koncesionari do të ndërmarrë masat korrigjuese me shpenzimet e tij.Procesi i transferimit dhe dorëzimit të objekteve nga koncesionari tek Autoriteti Kontraktues do të nisë jo më vonë se 6 muaj përpara datës së përfundimit të kontratës. Transferimi do të përfshijë:1. Mjetet dhe pajisjet shkollore.2. Sendet e luajtshme.3. Pasuritë e paprekshme personale duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale.4. Ndërtesat shkollore dhe mjetet.5. Të dhënat e kompjuterizuara dhe të pakompjuterizuara, raporte, fotografi, informacione, skica, dokumente, teste etj.6. Garancitë e materialeve, pajisjeve dhe punimeve.7. Të drejtat e kontratës duke përfshirë qeratë dhe policat e sigurimit.8. Veprat në progres (duke përfshirë punimet e ndërtimit) sipas kontratave me furnizuesit, kontraktorët dhe nënkontraktorët.Shkollat duhet të jenë në gjendje të mirë dhe funksionale të momentin e dorëzimit. Të drejtat koncesionare shuhen automatikisht.
Zenit & Co - 0.15% të kuotaveAgikons - 86.95% të kuotaveMET - Engeneering - 12.9% të kuotave
Më 18.04.2019 është nënshkruar marrëveshje siguruese midis Shoqërisë konçesionare Z.M.A shpk (kredimarrës) dhe Raiffeisen Bank (barrëmarrës). Barrëdhënës janë ortakët themelues të Shoqërisë konçesionare Z.M.A shpk: Zenit & Co shpk, Agikons shpk dhe MET – Engeenering shpk. Objekti i kontratës është krijimi i një barre siguruese mbi kuotat që të 3 ortakët e mësipërm zotërojnë tek Shoqëria konçesionare Z.M.A shpk për të garantuar pagimin e kredisë.