Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Skanimi i konteinerëve

Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në RSH dhe tarifës së shërbimit të skanimit.
Koncesioni synon të ofrojë një zgjidhje të integruar skanimi mallrash, e cila përfshin zbatimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen e infrastrukturës dhe mundësimin e komponentëve të pajisjeve të skanimit jodepërtuese me rreze X ray. Gjithashtu, koncesionari do të analizojë, vlerësojë dhe transferojë lokalisht imazhet tek objekt doganor më i afërt.
Autoriteti Kontraktues zhvilloi një tender ku paraqiti një kërkesë për propozime për këtë çështje dhe Rapiscan Security INC ishte shoqëria që e fitoi tenderin.
Kohëzgjatja e kontratës është 15 vjet. Koncesionari mund të kërkoje zgjatjen e kësaj kontrate para ose gjatë vitit të 12 - të të zbatimit të saj.


Gjatë kohëzgjatjes së kontratës, Autoriteti Kontraktues do të vendosë në dispozicion të shoqërisë koncensionare vendin e përshtatshëm për të zhvilluar skanimin. Të gjitha pajisjet skanuese do të jenë në pronësi të koncesionarit gjatë periudhës së koncesionit.
Ministria e Financave cakton si përfaqësuese të saj Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të RSH.
Autoriteti duhet t'i paguajë koncesionarit pagesat e tarifës së shërbimit të skanimit mbi baza ditore.
Të gjitha shërbimet e skanimeve doganore janë të përjashtuara nga TVSH.
Koncesionari nuk mund të nënkontraktojë pa miratimin e Autoritetit dhe jo për më shumë se 40% të vlerës së kontratës.

Kompania
S2 ALBANIA shpk
Përshkrimi i kompanisë
Kompania është themeluar më 19.03.2013. Kapitali I saj themeltar është 1000 ALL. Kjo kompani është themeluar për të zbatuar konçensionin.
Aksionerët

Rapiscan Systems, Inc - 51% të aksioneve.
ICMS - 49% të aksioneve.

Persona dhe entite të lidhura
Jonathan Fleming - administratori aktual (16.03.2019 - 15.03.2021)

Vendndodhja